Mevlan Osmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mevlan Osmani i lindur më 7 mars 1979 në Tetovë të R. Maqedonisë, është një ndër kompozitorët shqiptar që bën komponimin e këngëve dhe muzikës së filmave të metrazhit të shkurtë dhe të gjatë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mevlan Osmani është një ndër krijuesit e Rock grupit shqiptar nga Tetova SYNDROM. Në vitin 1995 ai mori iniciativën që të formonte këtë Rock grup.

Momentalisht ka Audio & Post Produkcionin në Tetovë me emrin ZANI Production. Këtu ai ka komponuar këngë për shumë artist shqiptar si shkurte Fejza , Mahmut Ferati, Grupi SYNDROM, Violetë Kukaj, Merita Bunjaku, Nazife Bunjaku, Violeta Kajtazi, Nijazi Thaci, Lori, Shqipe Kastrati, HANA Band, Afërdita Demaku, Paro. Ganimete Asllani, Jetmir Rexhepi, Grupi Eclips, Remzi Ukshini si dhe ka komponuar këngë për fëmi në Festivalet : Zëri i lirë, Bletëzat, Pëllumbat e artë, Ylberi, etj.

Projekt i madh i kompozitorit është komponimi i muzikës se filmit të parë Shqiptar i financuar nga Ministria e Kulturës së R. Maqedonisë me titull "Babai Im" nga regjisorja Shqipe N Duka. Gjithashtu në këtë film ai ka bërë edhe miximin Dolby Surround 5.1 të cilin është një ndër Shqiptarët e parë të cilët bëjnë mixim Dolby Surround 5.1.

Projekte të tjera janë filmi i dytë me metrzh të gjatë si dhe një dokumentar i shkurtë.

Dicography[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

SYNDROM - Qyteti i shuar ( Album )

Mahmut Ferati - Kurgjo s'po i marim kësaj bote ( Single )

shkurte Fejza - Guri i Pavarsisë ( këngë për DR. Ibrahim Rugovën ) , Brumaxhiu

Violetë Kukaj - Karajfili kuq si gjaku

Violeta Kajtazi & Zana Paloja - Live

Violeta Kajtazi - Le të bjer tupani

Ganimete Asllani - M'ke pas than , U kall Tetova

Arba Mehmeti & PARO - Iso labe e Ciftelia

Margaritarët & Nijazi Thaçi - Herdokurë , Le't kendohet deri në sabah

Remzi Ukshini - Paraja , Aman t'kam xhan , O cke bylbyl

Jetmir Rexhepi - Album me kenge te vjetra qytetare

Merima Zeqiri Mike -

Grupi LebBejk - Album me ilahi

Red Spot (aka Eklips)- Me mire ...

Lidhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reth filmit "Babai Im"

Reth filmit "Babai Im" nga MIA

"My Father" Movie in English