Mevlyde Mezini Saraçi
Mevlyde Mezini Saraçi është autore e njohur në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ajo ka kontribuar shumë në promovimin e vlerave kulturore dhe artistike, si dhe është angazhuar në çështje sociale. Me stilin e saj të veçantë dhe qasjen e thellë ndaj temave, Saraçi ka krijuar vepra që prekin lexuesit dhe pasqyrojnë realitetin shoqëror. Ajo është shembull i përkushtimit ndaj artit dhe letërsisë, duke ndihmuar në pasurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mevlyde Mezini Saraçi u lind më 15.12.1954 në qytetin e Mitrovicës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në shkollën teknike të Mitrovicës. Studimet universitare për gjuhë dhe letërsi shqipe i përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Ishte përfituese e bursës nga “Kombinatit Trepça”. Punoi në departamentin e tyre nw Gjakovë, në fabrikën Fundolija. Më pas, ajo punoi edhe si profesoreshë e gjuhës shqipe në shkollën “At Gjergj Fishta” në Bishtazhin.
Aktivizmi Politik dhe Kandidimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1989, Mevlyde ishte e përfshirë në aktivitete politike dhe humanitare. Ajo ishte njëra nga pjesëtaret e para të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitin 2000-2001, ka punuar si zëvendës drejtoreshë në Drejtorinë për Teknologji Informative në Qeverinë Komunale në Gjakovë. Prej vitit 2001 – 2003 dhe 2006-2007, ka qenë Drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Gjakovë. Në vitin 2001- 2004 ishte Deputete e Kuvendit të Kosovës. Kurse qe nga viti 2004, është Ambasadore e Paqes Universale në Botë. Ndërsa në vitin 2007, është shpallur Qytetare nderi e Lushnjës.
Ndikimi në Çështje Kombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mevlydja është gruaja që dërgoi 86 arkivole nga Gjakova në Drenicë për Komandantin Adem Jashari dhe familjarët Jashari në Betejën e Prekazit. Njëkohësisht, ishte edhe Kryetare e Këshillit Komunal për Ndihma Emergjente, me përgjegjësi për t’u ndihmuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për strehimin e të dëbuarve nga ushtria Serbe. Si pasojë e aktivizimit të saj politik dhe humanitar, ajo u arrestua më 1 qershor të vitit 1998 dhe vuajti dënimin në burgun hetues të Lipjanit deri më 4 dhjetor 1998.[1]
Librat ose Publikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njëashtu Mevlyde ka botuar 20 tituj librash:
- “Sytë e Pranverës”- poezi, 2000,
- “Ndoshta më s’ka kuptim” , poezi për fëmijë, 2002
- “Kur jeta duhej jetuar” 2003, roman
- “Çelësi është diku larg”, poezi.
- “Ëhen life has to be lived” 2012, roman në gjuhën angleze
- “Ditëlindja e nënës”, dramë për fëmijë, 2013
- “Ledhatim pritjesh”, poezi, 2015
- "Për ty" poezi, 2015
- “Murana” roman, 2015
- “Lot i zemrës “Poezi, 2016
- “Ç ‘faj ka vargu”, Poezi, 2017
- “Dhembje që vret” Antologji, 2017
- “Simfoni jete”, Poezi, 2017
- “Këndi shkrimor”, Shkrime letrare, 2018
- “Oazat e shpirtit”, Poezi, 2018
- “Përthekim kohësh”, Poezi, 2018
- “Buzëqeshje e përvajshme “Poezi, 2018
- “Rrjedha letrare”, Shkrime letrare, 2018
- “Çdo ditë jete është përvojë”-365 fjalë të urta, 2018[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ ""Mevlyde Mezini Saraçi"". Kosovo oral history (në anglisht). 21 prill 2021.
- ^ ""Mevlyde Mezini Saraçi"". Ora Shqiptare (në Gjuhe Shqipe). 12 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)