Jump to content

Mexhit Prençi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mexhit Prenci)
Mexhit Prençi
Lindi1937
Kombësiashqiptar

Mexhit Prençi (Bardhaj Reç, 25 mars 1937) është kritik arti, specialist i teatrit dhe dramës, eseist, studjues dhe publicist. Aplikon kritikën tekstore, komplekse, me elemente të ktitikës semantike, semiologjike, psikanalitike dhe recepsioniste. Zë i veçantë në kritikën alternative si në rivlerësimin e dramaturgjisë tradicionale e të realizmit socialist ashtu edhe të regjisurës së sotme me prirje moderne. Mendimi i tij kritik është i guximshëm, sfidues i kritikës konformiste, entuziaste dhe nihiliste. Është ndër kritikët e rrallë i divorcuar me socrealizmin.

Vendlindja Bardhaj-Reç në Dibër me 25 mars 1937. Ka kryer arsimin e mesëm në shkollën pedagogjike “Demir Gashi” Peshkopi. Mësues i gjuhës shqipe në shkollat shtatëvjeçare Lurë, Zall-Dardhë (drejtor i parë i kësaj shkolle), Bulqizë dhe Kastriot. Më 1961 nis studimet për teatër në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Diplomohet më 1965. Fillon punën në Ministrinë e Kulturës, inspektor teatri, 1965-1967. Drejtues i revistës “Teatër” dhe shef i sektorit të skenës në Shtëpinë Qëndrore të Botimeve Skenike, gjer më 1974. Dënohet për liberalizëm në botime pas Plenumit IV-të, të 1973-it (shtatë vjet në fshat). Në vitet ‘80 përsëri drejtues i revistës “Teatër”. Pas përmbysjes së diktaturës në fillimviti 1990, pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura.

Veprimtaria letrare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka filluar të botojë që më 1963: poezi, artikuj kritikë dhe publiçistikë në shtypin e kohës. Në harkun kohor 1970-1990 i është përkushtuar edhe dramës e radiodramës, ndëra nga fillimviti 1990 e këtej kryesisht kritikës.

Në rrafshin e kritikës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Librat: “KRITIKA 1 “(dramë-regjisurë-aktrim) Sh.B. OMSKA- 1. Monografia “MARIE LOGORECI” Sh.B. Logoreci. KRITIKA 2 (drama dhe spektakli i ndaluar“ Sh.B.OMBRA GVG. Libri “OPTIKË ALTERNATIVE PËR DRAMËN” (Në fokus drama e realizmit socialist) Sh.B. Logoreci.

Në rrafshin e dramaturgjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka botuar 8 drama, 6 pjesë teatrore për fëmijë, 35 pjesë radiofonike. Disa tituj dramash: “Krismat dhe daullet”, “Çeshtje e hapur” (fituese e çmimit të tretë në konkurs kombëtar), “Shoqja K. dhe të tjerët” (e ndaluar nga çensura). “Denoncimi i vetvetes.”, “Dueli” etj. Tituj dramash për fëmijë: “Jonida”, “Shoqja jonë” (fituese e çmimit të dytë në konkurs kombëtar, bërë edhe film)j. Tituj radiodramash: “Treqind duvakët e kuq”, “Mahmut Daci” ”Muranat te Vramja e Dheut” etj.

Në rrafshin e publicistikës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri: “Shqipërisë i duhen burra shteti”, SH.B. Logoreci. Në median e shkruar janë botuar mbi 350 artikuj, fejtone dhe portrete.

Në kolanën “KRITIKA ” është përzgjedhur kritika më cilësore e tij, e dy dekadave të fundit (strukturuar në shtatë libra) me të cilën autori përfaqsohet. Pas botimit të dy librave të pare Kritika 1 dhe Kritika 2, në proces botimi është “KRITIKA 3” me ”ese”. Ndërsa KRITIKA 4 “Profile poetike” dhe KRITIKA 5 “kritikë alternative” janë në proces redaktimi dhe të gjetjes së sponsorizuesit. KRITIKA 6, përfshin publicistikën. Ndërsa KRITIKA 7 “Portrete artistësh”. Krijimtaria para 1990-ës nuk përfshihet.

  • Marie Logoreci (Monografi), (2000)
  • Shqipërisë i duhen burra shteti, (2001)
  • Optikë alternative për dramën, (2003)
  • KRITIKA 1 (dramë regjisurë aktrim), (2008)
  • KRITIKA 2 Drama dhe spektakli i ndaluar, (2010)

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]