Meze me sallatë të stinës
Appearance
Domatet e prera në formë rrethi vendosen në mes të pjatancës në formë shkalle (një rreth mbulon cepin e tjetrit), rretheqark pjatës vendosen, në mënyrë simetrike e të kombinuara, sallam, djathë e vezë të prera në feta të holla. Mbi domatet hidhet vaj, uthull, kripë dhe sipër zbukurohen me majdanoz të grirë hollë.
Për një pjatancë mesatare nevojiten :
- domate 500 g, sallam 150 g, djathë 150 g, vezë 2-3 kokrra, uthull 2-3 lugë gjelle, vaj 3-4 lugë gjelle, majdanoz 5-6 degë.