Jump to content

Midhje jahni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në tenxhere me yndyrë hidhen qepë të grira hollë, kaurdisen pak dhe pas 5 minutash shtohen midhjet, hidhen domate të freskëta të grira hollë, kripë, piper e fletë dafine. Këto hollohen pak me lëngun që merret nga zierja e midhjeve dhe lihen të ziejnë në zjarr të javashëm për 10-15 minuta. Në fund të zierjes rregullohen me hudhra të shtypura e majdanoz të grirë hollë. Kjo gjellë nxirret me lëngun e vet ose me makarona e pilaf.

Për 4-5 persona duhen :

  • midhje me guackë : 3-4 kg ose 2 kavanoza të gatshëm,
  • vaj : 4-5 lugë gjelle,
  • qepë : 2 kokrra,
  • domate : 3-4 kokrra,
  • hudhra : 3-4 thelpinj,
  • kripë, piper, majdanoz, dafinë 1 fletë.