Jump to content

Midis krimeve dhe mirazheve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Midis krimeve dhe mirazheve Autori: Besnik Mustafaj. Botuesi: Toena. Faqet e librit 324.

Ky është botimi i plotë i esesë "Midis krimeve dhe mirazheve, Shqipëria", shkruar në periudhën maj-dhjetor 1991 dhe botuar së pari në përkthimin frëngjisht tek "Actes Sud", në mars 1992. Libri mbart vetëm një vështrim personal dhe prej shkrimtari, në të cilin ndërthuren dëshmitë imediate të autorit me kujtimet dhe refleksionet për një të shkuar të afërme dhe mbi të ardhmen, ashtu si ai i ka ditur, i ka ndierë dhe i ka përfytyruar në vitin 1991.