Mielli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Mielli është përbërës i shumë prodhimeve ushqimore, është një pluhur i imët që fitohet kryesisht nga bluarja e drithërave ose bimëve tjera ushqimore të cilat përmbajnë nisheste (Amidon).

Zakonisht prodhohet nga gruri tani më rrallë nga misri, thekra elbi etj. Përveç prej drithërave bëhet miell edhe nga soja, kikiriki, bajamet, arrat, kokosi. Mielli me kokrra më të trasha quhet griz ose ermik.

Mielli është përbërësi kryesor i bukës e cila është produkti bazë ushqimor në shumë vende të botës.

Mielli i grurit është ushqimi kryesor në kulturën evropiane dhe amerikan edhe përbërësi kryesor i bukës dhe ëmbëlsirave etj.

Mielli i grurit përmban gluten një përbërës i cili miellit i jep elasticitet dhe butësi brumit nga i cili mund të formojmë prodhime të ndryshme të pjekura të formave të ndryshme.

Përbërja e miellit[redakto | redakto tekstin burimor]

Tipet e Miellit[redakto | redakto tekstin burimor]

Kemi disa tipe te miellit qe përdoren ne jetën e përditshme, por po i veçojmë disa tipe te cilat me se shumti gjejnë përdorim :

  • Tip-400 - ky lloj mielli kryesisht përdoret për ëmbëlsira dhe pjekurina te ndryshme,
  • Tip-500 - ky lloj mielli kryesisht përdoret për buke,
  • Tip-850 - ky lloj mielli kryesisht përdoret për buke dhe ne industrinë e krakerave,
  • Miell Special - ky lloj mielli kryesisht përdoret për byrek dhe bakllava,
  • Miell Integral - ky lloj mielli kryesisht përdoret për buke, është dietetik dhe shume i shëndetshëm.