Migena Arllati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Migena Arllati

Migena Arllati u lind në Elbasan më 06.09.1974. është albanologe shqiptare.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studimet e Doktoratës në Filologji, PhD Graduates, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, UEJL në vitin 2023.

Migena Arllati arsimin fillor dhe të mesëm e mori në vendlindje. U edukua në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Familjet e të dy prindërve të saj nga Elbasani, për shkak të titujve të fisnikërisë si pronarë tokash dhe intelektualë të arsimuar, nuk u panë aspak me sy të mirë nga regjimi 50 - vjeҫar monist, duke përjetuar edhe raste burgosjesh politike, përjashtimesh nga puna për shkak të biografisë së “dyshimtë”, konfiskime pronash, ndalime të së drejtës për studime etj.

Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë - letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan (2001). U diplomua për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë (2008). Ka përfunduar studimet pasuniversitare Master për Gjuhësi në Qendrën Shtetërore të Studimeve Albanologjike në Tiranë (2012). Prej pasluftës së Kosovës ka punuar dhjetë vjet si gazetare, ku disa herë u shpërblye me çmime për punën e saj hulumtuese.

Në mënyrë të vazhdueshme është e fokusuar ndaj hulumtimeve shkencore në gjuhësi dhe në publicistikë e kritikë letrare, duke marrë pjesë me punime autoriale në dhjetëra Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, si dhe me prezantime të nivelit ndërkombëtar në Slloveni, Zvicër, Itali, Gjermani, Kroaci e Angli.

Aktualisht punon si profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë në Gjakovë. Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve shkencore në gjuhësi dhe punën në publicistikë e kritikë letrare, duke marrë pjesë në dhjetëra Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, si dhe me prezantime të nivelit ndërkombëtar në Slloveni, Itali, Zvicër, Gjermani e Angli.

Deri tani është redaktore dhe recensente e 200 vëllimeve me poezi dhe prozë.

Botimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Botimet: Autorja deri tani ka botuar 12 libra:

  • Vëllimi me poezi: “Mendime në kornizë” (Shtëpia botuese “Ura”, Prishtinë 2012)
  • Monografia: “Lindur për t’u bërë mjek” (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2013)
  • Studimi gjuhësor: “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2014)
  • Botimi studimor: “Patronimet, mbiemrat familjarë në Gjakovë” në bashkëautorësi me prof. M. Rogova (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2015)
  • Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2016)
  • Leksikoni enciklopedik: “Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886 - 2017”, në bashkautorësi me prof. dr. A. Bishqemi (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2017)
  • Vëllimi me poezi: “Nuk dashurojnë perënditë” (Shtëpia botuese “Adonis”, Elbasan 2018).
  • Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars - vëllimi II” (2019)
  • Poezi shqip - italisht: “Puhizë fëshfërimash”-“Brezza di mormorii” (2019)
  • Poezi shqip - anglisht: “Hoje dashurie”-“Honeycomb Love” (2020)
  • Poezi shqip - frëngjisht: “E kuqja e qelqtë”-“La verre rouge” (2021)
  • Poezi: “Një prehër për dashurinë” (2022)

Çmime në letërsi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani.
  • Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin “Yllka Domi”;

“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi poezinë e saj “Jeta ime poezi” me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar;

  • Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me tregimin “Piano”;
  • Në Konkursin mbarëkombëtar poetik nё Istog, në dhjetor 2015, triumfoi duke fituar Çmimin e parë “Dr. Ibrahim Rugova” me poezinë “Burri i dheut”;
  • Në Festivalin e Letërsisë, në janar 2016 në Podujevë, zuri vendin e dytë me poezinë “Ngadhënjim i ri”;
  • Në korrik 2016, zuri vendin e dytë me poezinë “Idealizëm” në manifestimin letrar mbarëkombëtar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve;
  • Në shtator 2016 në Klinë, u nderua me Ҫmimin e parë për poezinë “Motiv monologu” në Takimet tradicionale kushtuar reporterit të luftës dhe poetit të ndjerë Tahir Desku;

Në dhjetor 2018 në Bajram Curr zuri vendin e tretë me poezinë “Unë, pianoja jote!” në konkursin poetik kushtuar dashurisë.

  • Medalja e Artë “Aleksandri i Madh”, Salaminë, Greqi (2022)
  • Çmimi “Gjergj Fishta”, Lissus IX, Lezhë (2020)
  • Çmimi i Parë “Ymer Prizreni”, Sharr (2019)
  • Çmimi i Parë “FiloLet”, Zvicёr (2013)
  • Çmimi “Yllka Domi”, Mitingu i 49 - tё i Poezisë në Gjakovё (2012)
  • Vendi I, Konkurs për mediat, Qendra Mediale “Dukagjini”, Gjakovё (2006)
  • Vendi II, Konkurs për mediat, Organizata amerikane IREX, Prishtinё (2002)

Tituj të lartë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan

Vendlindja e saj Elbasani, Bashkia e qytetit, e shpalli znj. Migena Arllati “Qytetare Nderi” me motivacionin: “Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”. Vendimi u mor me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak në mars 2015. [1]

  • Në dhjetor 2016 laureohet nga “Albanian Excellent” në Tiranë për angazhimet e shumta në shoqërinë civile, punën e frytshme në letërsi dhe në arsimin shqiptar;
  • Në qershor 2018 certifikohet nga Instituti shqiptar për Lidership: “Lidere e Mijëvjeҫarit të Ri”;
  • Në korrik 2018 shpallet “Ambasadore për Paqe” nga Federata Universale e Paqes;
  • Në gusht 2018 nderohet me titullin “Misionare e Kombit Shqiptar” nga Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare me seli në Tiranë;
  • Në dhjetor 2018 nderohet me titullin “Imazhi shqiptar për kritikë letrare dhe publicistikë” nga Forumi mbarëkombëtar “Imazh & Media” në Tiranë;
  • Titull i Lartë: “Pena e Artë e Migjenit”, nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Suedi (2021)
  • Çmimi “Elena Gjika”, Prishtinë (2021)
  • Dekorata “Papa Klementi XI Albani”, Suedi (2021)
  • “Plisi i bardhë, Emblemë Hyjnore e Shqiptarisë”, Titull i Klasit të I - rë nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë (2021)
  • Titulli “Pena Alpine” nga Gazeta e Alpeve, Tiranë (2021)
  • Ambasadore e Akademisë “Universum Zwitzerland” për Kosovën (2019)
  • Çmimi i Meritës nga “Gazeta e Alpeve” (2019)
  • Qytetare Nderi në vendlindjen e saj në Elbasan (2015)Titull i Lartë: “Pena e Artë e Migjenit”, nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Suedi (2021)
  • Çmimi “Elena Gjika”, Prishtinë (2021)
  • Dekorata “Papa Klementi XI Albani”, Suedi (2021)
  • “Plisi i bardhë, Emblemë Hyjnore e Shqiptarisë”, Titull i Klasit të I - rë nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë (2021)
  • Titulli “Pena Alpine” nga Gazeta e Alpeve, Tiranë (2021)
  • Ambasadore e Akademisë “Universum Zwitzerland” për Kosovën (2019)
  • Çmimi i Meritës nga “Gazeta e Alpeve” (2019)

… si dhe dhjetëra e dhjetëra Mirënjohje nga institucione anë e kënd trojeve shqiptare;

Aktiviteti në shoqërinë civile[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Anëtare e kryesisë në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, 2022

Anëtare në Këshillin drejtues të Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë, 2022

  • Anëtare e Akademisë Shqiptaro - Amerikane të Shkencave dhe Arteve, 2020
  • Presidente e Akademisë “Universum Zwitzerland” për Kosovën, 2019
  • Nënkryetare e Organizatës Humanitare “Kryqi i Kuq” në Gjakovë, 2019
  • Anëtare e kryesisë në Klubin Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, 2019
  • Anëtare e kryesisë në Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”, 2018
  • Ambasadore e Paqes në Federatën e Paqes Universale, 2018
  • Qytetare Nderi në vendlindje, Elbasan, 2015
  • Anëtare e Organizatës Botërore “Pentasi B World Friendship Poetry”, 2014.
  • Drejtoreshë e Fondacionit Kulturor të Gruas “Nermin Vlora Falaschi”, dega në Gjakovë, 2013

Migena Arllati jeton në qytetin e Gjakovës, Kosovë, prej 23 vjetësh me bashkëshortin dhe katër fëmijët (Bora, Rina, Triumf, Argen).[2]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2019. Marrë më 16 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://orashqiptare.blogspot.com/2015/08/migena-arllati.html