Migjeni në kujtimet e bashkëkohësve
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Migjeni në kujtimet e bashkëkohësve Gjinia: Kujtime, me Autor Nasho Jorgaqi. Shtëpia botuese: Princi. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 330. ISBN 978-9928-4048
Në këtë libër, autori Nasho Jorgaqi tregon historinë e krijimit të disa prej shkrimeve të Migjenit, bashkëpunimi me shtypin e kohës, rruga e vështirë për botimin e të vetmes vepër që la pas, jeta kulturore, e deri tek ajo sentimentale të rrëfyera nga bashkëkohësit, vijnë për lexuesin në jubileun e 100-vjetorit të lindjes së poetit të madh shqiptar, Migjeni. Libri është një buqetë kujtimesh, shkruar e treguar nga bashkëkohësit e tij dhe e mbledhur prej vitesh nga shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi. "Një buqetë modeste", - do ta quajë autori në parathënien e tij, - por që mbart vlera të padiskutueshme, sepse me gjithë jetën e tij, e cila u shua shumë shpejt, ai la gjurmë të thella te të gjithë ata që patën fatin ta njohin, të jetojnë e punojnë me të.
Autorët e kujtimeve janë familjarë, shokë të seminarit, ndonjë prej miqve intimë, kolegë, nëpunës dhe nxënës, njerëz të penës, intelektualë të kohës etj. Ajo çka i bashkon është vlerësimi për Migjenin njeri, qytetar e artist. Mendimet dhe gjykimet e bashkëkohësve janë të ndryshme, të larmishme, po asnjë nuk e prek thelbin e personalitetit të tij. Është po i njëjti Millosh, i njëjti Migjen.