Migrimet
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Migrimet (latinisht: migratio : shpërngulje) paraqet çdo ndërrim të vendbanimit të personave ose grupe të mëdha apo të vogla të njerëzve.
Dallojmë dy lloje të migrimeve :
- 1. Emigrimi - paraqet shkuarjen e popullsisë nga një vend i caktuar jashtë shtetit.
- 2. Imigrimi - ardhja e në një vend të caktuar brenda shteti.
Shkaqet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkaqet e migrimeve mund të jenë :
- a) natyrorë - epidemitë, shkaqe atmosferike, katastrofa të ndryshme...
- b) shoqërore- luftërat, destabilizimi politik, urrejtja fetare..
- c) ekonomike - uria, varfëria, lakmia për jetë më të lumtur, standartet, shkollimi, etj..
- a) p.sh.: nëse bien sëmundje te ndryshme njerëzit janë te detyruar te ndërrojnë vendbanimet, shkaqet atmosferike janë kur përballen me reshje te mëdha te shiut siç është rasti ne vendet e monsune (Indi, Bangladesh etj) kurse sa i përket katastrofave natyrore si prsh. tërmetet e ndryshme, cunamet, tornadot etj.
Llojet e migrimeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llojet e migrimeve janë :
- 1. të brendshme dhe të jashtme,
- 2. të përhershme dhe të përkohshme,
- 3. me vetëdëshirë dhe të dhunshme,
- 4. ekonomike dhe joekonomike
Emigrimi modern shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në periudhën e tranzicionit, që nga viti 1990, nga regjimi totalitar drejt demokracisë, Shqipëria ka përjetuar një ecuri emigratore me shumë kthesa dhe ndryshime. Sidoqoftë, në përmbledhje na është dashur të ndeshemi me disa probleme madhore, që meritojnë shikim të veçantë: “brain drain”, kontrabandimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore, dërgesat e emigrantëve, rikthimi me dëshirë i shtetasve shqiptarë emigrantë, lëvizjet e ligjshme dhe të paautorizuara për arsye ekonomike.
Sigurisht që kjo periudhë tranzicioni solli edhe pasoja ekonomike dhe sociale. Kështu, popullsia është duke u ulur: rritja e saj natyrore në 2001 ishte 12/1000 dhe niveli i lindshmërisë 18/1000, krahasuar me 19,6/1000 dhe 25,2/1000 në 1990. Raporti i popullsisë totale që jeton në qendra urbane, 36 % në 1991 në 49 % në 2001. Kjo shënon një nivel të lartë emigrimi të brendshëm në një harkore zona të thella rurale-qendra rurale-qendra urbane. Kuptohet se ky migrim i brendshëm, spontan i paplanifikuar nuk gjeti institucione dhe shërbimet e duhura, duke u kthyer në “paradhomën” e migrimit ndërkombëtar.