Mikis Teodorakis
Mikis Teodorakis (Hios, 29 korrik 1925 - Athinë, 2 shtator 2021), ka qenë një nga kompozitorët më të rëndësishëm bashkëkohorë grekë. Ai ka qenë gjithashu edhe politikan, ministër, 4 herë anëtar i Parlamentit grek dhe aktivist i nderuar me Çmimin e Paqes "Lenin" (1983 ) . Ai ka lëvruar të gjitha llojet e muzikës dhe ka kompozuar melodinë ndoshta më të njohur greke në botë, Sirtaki "Zorba" ( 1964), bazuar në muzikën tradicionale të Kretës.
Kompozimet e tij janë interpretuar nga artistë të njohur, të tillë si the Beatles, Shirley Bassey dhe Edith Piaf. Ai ka shkruar muzikë për filma të njohur si : Fedra (1962 ) , Zorba ( 1964) , Z ( 1969) dhe Serpico (1973) .
Në Shqipëri është bërë i njohur nga fragmente të muzikës së filmit Misioni përtej detit me regjizor Lisenko Malaj dhe skenaristë Anastas Kondo dhe Roland Gjoza.