Mimoza Kusari Lila

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mimoza Kusari-Lila lindi më 16 tetor 1975 ne Gjakovë dhe shërbeu si ministre e Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht është kryetare e Komunës së Gjakovës.

Është emëruar zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë më 23 shkurt të vitit 2011dhe ka shërbyer në këtë detyrë deri më 2 tetor 2013 kur edhe ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në qeverinë e Kosovës.Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit të 2010, znj. Kusari – Lila ishte femra më e votuar politikane në Kosovë.Gjatë vitit 2006-2009 znj. Kusari-Lila ka shërbyer si drejtoreshë ekzekutive në Oden Ekonomike Amerikane në Kosovë (Am Cham).Mimoza Kusari-Lila ishte fituese e bursës Ron Brwon nga Departamenti i Shtetit, e cila i mundësoi asaj që të magjistrojë për Administrim biznesi (MBA) në Universitetin e Duquesne në Pittsburg, ku në 2001 u specializua në e-biznes. Gjatë kohës së këtyre studimeve, ajo ishte themeluesja dhe presidentja e parë e Asociacionit të Grave në Biznes në Universitetin Duquesne në Pittsburg.Ajo ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik, ku diplomoi më 1998 në sistemet e menaxhimit dhe informimit.Kusari Lila është e martuar dhe ka dy djem.