Jump to content

Mineralokortikosteroidet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Janë hormone të cilat sekretohen në qelizat e zonës glumerulare të kores së gjëndrës mbiveshkore. Hormonet kryesore të kësaj zone janë dezoksikortikosteroni dhe aldosteroni. Ky i dyti është 50 herë më efikas se i pari. Mineralokortikosteroidet sipas strukturës kimike bëjnë pjesë në steroide. Roli kryesor i këtyre hormoneve është rregullimi i metabolizmit të përbërësve inorganikë: Na, K, bikarbonateve, klorureve dhe ujit. Kur sasia është sasia është e madhe e këtyre hormoneve atëherë mbahet Na, kloruret, bikarbonatet dhe uji dhe shfaqen të ënjturat në trup. Këto hormone krijohen në sasi të vogla tek insuficienca e gjëndrave mbiveshkore. Ky çrregullim quhet sëmundja e Daisonit. Në këtë rast rritet sekretimi i Na, Cl dhe ujit që e çon në dehidrim të organizmit.