Jump to content

Mirsad Ndrecaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mirsad Ndrecaj
Pseudonimi/etKomandant Nato
Lindur më(1979-06-07)7 qershor 1979
Komuna e Gjakovës, ish-Jugosllavia (sot Kosova)
Vdekur më10 maj 2015(2015-05-10) (35 vjeç)
Kumanovë, Maqedoni (sot Maqedonia e Veriut)
Në aleancë me
Vite shërbimi1998 – 2015
GradaKomandant
Njësia
  • Brigada 137" (Kosovë)
  • Policia Ushtarake” (Maqedoni)
Në komandë
Betejat/luftrat
Çmimet

Mirsad Ndrecaj (i lindur më 17 qershor 1979) ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë Luftës së Kosovës. Ka marrë pjesë edhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ka qen pjestar dhe në Konfliktin e Kumanoves 2015.

Njihet ndryshe edhe me nofkën e luftës Komandant Nato.

Me fillimin e aksioneve të UÇK-së, ai erdhi dhe ju bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Këtu ishte si Luan, sepse e kishte përvojen, taktiken dhe mbi te gjitha i dinte taktikat dhe mënyrat e luftimit kundër forcave Jugosllave, andaj ky gjithmon ju kundërpërgjigjej në mënyrën më efikase dhe ju shkaktonte dëme të mëdha si në trupa ushtarak ashtu edhe në tekniken luftarake të armikut.

Në vitin 2001 bashkohet ne rradhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku edhe ishte njëri nga bashkëthemeluesit e saj. Ndërsa ka shërbyer në vitin 2001 si komandant i përgjithshëm i Policia ushtarake e cila vepronte në rajonin e Kumanovës dhe me gjere. Është shquar dhe nderuar nga bashkëluftëtaret dhe qytetaret dhe të gjithë bashkëkombasit për heroizmin e pashoq që tregoi gjatë betejave të njëpasnjëshme kundër forcave qeveritare Maqedonase.