Jump to content

Mishavina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mishavina (në të pashquar Mishavinë) është një tip djathi, i prodhuar në Malësinë e Kelmendit.

Prodhohet nga një bashkim i qumeshtit të lopës, dhisë dhe deles, dhe, kur është ngurtësuar, ndahet në copa të trasha, të mbështjella në pëlhure dhe të shtrënguara pakëz për të çliruar hirrën. Më pas, mishavina lihet të thahet përjashta në diell për 7-10 ditë. Në fund bëhet copë-copë me dorë, kriposet dhe lihet të moshohet në një tas druri me vrima në pjesën e poshtme në menyrë që hirra të vazhdoje të kullojë. Pjesa e sipërme e enës izolohet me një shtresë te trashë gjalpi të shkrirë. Pas dy muajsh moshimi mishavina është gati për konsum. Është djathë i bardhë me pak sfumim ngjyre të verdhë, dhe ka një strukturë që bëhet gjithmonë e me dense dhe shije gjalpi. Në kohë bëhet gjithmonë e më pikant.[1] Mishavina historikisht është konsideruar ushqim dimri, i cili bashkë me lakrën turshi, mishin e derrit dhe rakinë e kumbullës përbëniin ushqimin e nevojshëm për t’u mbijetuar dimrave të ftohtë të Kelmendit. Ky djathe lidhet me praktikat e barinjve lëvizës në Kelmendin e Sipërm.[2]

Mbrojtja si pjesë e trashëgimisë kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej vitit 2014 në Kelmend është krijuar Presidiumi i Mishavinës. Mishavina është produkt i Arkës së Shijes, një nga projektet e Slow Food International, që ka për qëllim ruajtjen e produkteve autentike vendore.[2]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Slow Food Foundation for Biodiversity. "Mishavinë Albania: Milk and milk products". www.fondazioneslowfood.com. Marrë më 3 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Shije.al. "Si përgatitet djathi Mishavinë". Shije.al. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 3 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)