Jump to content

Mitalip Çoça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

MITALIP ÇOÇA lindi më 1936Prizren, vdiq më 1997Prishtinë ishte xhirues filmik dhe gazetarë. Pas mbarimit të normales punoi mësues në Suharekë dhe korrespondent i disa gazetave nga rajoni i Prizrenit .Gjate vitit 1964 vijon mësimet në institutin e gazetarisë në Beograd dhe pas mbarimit të kursit gazetaresk studentët shpërndahen nëpër redaksi të ndryshme për të provuar dijeninë dhe tëmarrë përvoja direket në profesion. Ai pati fatin qe praktiken ta ushtroj në Televizionin e Beogradit –programi informativ, si reporter dhe xhirues. Mbas kësaj kohe ai kthehet në Prizren dhe vazhdon bashkëpunimin e frytshëm me TV Beogradin duke xhiruar ngjarjet e ndryshme nëpër Kosovë.Pra ky është xhiruesi i parë shqiptare nga Kosova që filmoi me kamerën e filmit dhe xhiroi kronika dokumentare nga territori i Kosovës. Ai ka qenë i pajisur me kamerën EUMIG 16mm kurse më vonë ka punuar me një kamere më të avancuar me emrin BOLEX PAILLARD 16mm me transfokator-zoom 12-120mm. Ai nuk punoi punë të tjera kreative te xhiruesit ,por u ndal në xhirime informative dhe kronika dokumentare për emision të lajmeve. Një kohë ishte përfaqësues diplomatik në përfaqsitë e Jugosllavisë në Gjermani-Keln e Shtutgart. Diplomoi në Universitetin e Prishtinës- Fakulteti Juridik.