Jump to content

Muhamed Amin al-Hyseini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mohammed Amin al-Husseini)
Muhamed Amin al-Hyseini
Takimi i Haj Amin al-Husseini me Adolf Hitlerin (28 nëntor 1941).

Muhamed Emin al-Huseini (arabisht: محمد أمين الحسيني, lindi 1897 në Jeruzalem - 4 qershor 1974Bejrut) i njohur edhe si Haxh Amin al-Hyseini ishte klerik dhe patriot palestinezo-arab. Eshte i njohur si Myftiu i Madh i Jeruzalemit e pse këtë titull nuk e posedonte zyrtarisht. Po ashtu ishte i njohur si prezident i kryesisë së këshillit islam.

Al-Hyseini gjatë luftës së dytë botërore por edhe më parë ka luajtur një rol të madh në përhapjen e antisemitizit dhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë i naciolansocialistëve. Për këto qëllime ai përkrahu zhdukjen e jaudive evropian dhe nga viti 1941 zhvendoset në Berlin si anëtar i SS-së ashtu që të përhapte propaganden antisemitiste në mjetet e informimit në gjuhën arabe. Nga fundi i luftës së dytë botërore, al-Hyseini filloi të angazhohet personalisht në rekurtimin e myslimanëve në radhët e formacionit Waffen SS.

Pas luftës, al-Hyseini filloj të kërkohet për krime ndaj njerëzimit nga disa shtete Evropiane. Për këtë arsye ai u tërhoq në Egjipt, si azilkërkues. Ndërsa nga ministria e brendshme franceze, al-Hyseini, u shpall si figurë udhërrëfyese e spiunazhit gjerman në gjitha vendet myslimane.

Patriotizmi palestinez

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përleshjeve të zhvilluara në lagjen e jehudive në Jeruzalem, më 4 prill 1920, në të cilat gjeten vdekjen pesë ndërsa u lënduan 234 jehudi, administrata ushtarake britanike e arrestoi për kohë të gjatë një numër bukur të madh të arabëve dhe jehudive. Al-Hyseni nga britanikët dënohet në mungesë me 10 vite nën akuzën nxitje demostratash. Mirëpo al-Hyseni pas përleshjeve ishte arratisur në Siri dhe dënimin e shprehur asnjëherë nuk e mbajti.

Më 1921 administrata ushtarake britanike e Palestinës, zëvendësohet me një administratë civile, po ashtu britanike. Komisari i parë i lartë Herbert Louis Samuel, ç'fuqizoji dënimin në fuqi ndaj al-Hyseinit dhe e shpalli atë Myfti të Jeruzalemit. Ky ishte një funksion fetar të cilin familja e al-Hyseinit e kishte për më shumë se një shekull. Në vitin pasues, Komisali Samuel e emëroi president të sapoformuar Këshill i Lartë Islamik. Ky këshill i kontrollonte gjyqet dhe shkollat islamike si dhe një sasi të madhe të hollash nga shoqata të ndryshme fetare.

Emrimi i tij, shkonte për vijën tradicionale osmane. Ishte e zakonshme që paria fetare islame të emëronte tre kandidatë ndërsa sunduesi d.m.th Kalifi nga këta zgjidhte njërin si Myfti. Pas pushtimit të Palestinës, si sundimtar britanez ishte Komisari i Lartë. Kjo solli deri tek një situatë e jashtëzakonshme, një jehudi d.m.th Herbert Samueli, emëronte një Myfti. Dallimi ishte që në vend të tre kandidatëve ishin paraqitur pesë. Ndërsa britanikët, për të mbajtur sundimin e tyre, e nxisnin ngatërresën në mes të palëve Naçaçibi dhe Hyseini.

Në vitin 1929, prapë shpërthen dhuna fizike ndaj jehudive, e cila ndalohet me ndërhyrjen e policisë britanike. Gjatë hetimeve të bëra nga Sër Walter Shaw, al-Hyseini solli në pah Protokollin Cionist, për të arsyetuar betimin e jehudive për Palestinën, ndërsa Dhomën e Ultë të Parlamenti të Mbretërisë e cilësoi si asgjë tjetër, veçse Këshill të cionistëve.

Pas përleshjeve të rënda me Naçaçibisët, al-Hyseini merr udhëheqjen e Lëvizjes palestineze-arabe. Për deri sa oxhaku i familjes Naçaçibi paraqiteshin si të moderuar dhe lojal ndaj britanikëve, oxhaku i familjes Hyseini morri kundër drejtimin e tyre. Për shkak të konfliktit të këtyre dy dyerve gjatë mandatit britanik, çështja arabe e Palestinës u zbeh dukshëm. Më 1936 arabët ja arrijnë që disi të mblidhen nën ombrellën e një Komiteti të Lartë arab në krye të të cilit qëndronte al-Hyseini. Ky komitet, filloj të lëshojë ftesen për greva të përgjithshme, për greva tatimore, për mbylljen e administratës komunale, për ndalimin e kolonizimit të Palestinës me jehudi, për ndalimin e shitjes së tokës jehudive dhe për pavarësi nacionale. Greva e përgjithshme u kthye në kryengritje kundrejt autoriteteve britanike dhe zgjati deri më 1939. Edhe pse al-Hyseini në organizimin e kryengritjes nuk kishte ndonjë rol, ai shpejt u vu në krye të saj dhe organizonte aksione kundër britanikëve dhe kundër jehudive. Gjatë kësaj kohe, al-Hyseini ishte udhëheqës i Komietit të Lartë Arab si dhe zëdhënës i Komisionit Peel. Nga këto pozita ai përhapte thëniet se jehudit, banorë të Palestinës e kanë shkatërruar qytetin e shenjtë mysliman. Ndër të tjera ai kërkonte Palestinën si vend mysliman, dhe i kundërvihej çdo lloj kompromisi me jehuditë e Palestinës, e kërkonte përmbushjen e premtimeve britanike të bëra në korospondecën Hysein-McMahon.

Pas vrasjes së të dërguarit për distriktin e Galileasë, Levis Andrews, më 26 shtator 1937, britanikët e shkarkojnë al-Hyseinin nga funksioni i presidentit të Këshilit të Lartë Arab dhe e ndaluan ekzistimin e Komitetit të Lartë Arab në Palestinë. Në tetor të vitit 1937, al-Hyseini iku në Liban dhe aty e rimëkëmbi Komitetin. Pjesa më e madhe e arabëve të Palestinës filloj të mbështes këtë Komitet, fuqinë e së cilit, al-Hyseini ndër të tjera e përdorte për të ndëshkuar dhe shkatërruar oxhakun e Naçapibëve.

Al-Hyseini nxiti botën arabe për një sipërmarrje rreth meremetimit të Kupolës së Xhamisë së Madhe të Jeruzalemit. Pamja e sotme e kupolës së tempullit është e ndikuar dukshëm nga dhuruesit e ndihmave të al-Hyseinit. Pjesa më e madhe e të hollave të dhuruara është futur në prarimin (mbulimin me ar) e kupolës.

Kryengritja e viteve 1936-1939, i detyroi britanikët që të lëshojnë pe ndaj kërkesave të arabëve. Kështu që, ata hoqën dorë në ngritjen e shtetit të jehudive dhe kufizuan dyndjen e jehudive në Palestinë për 5 vite, në 75.000 persona. Dyndja e mëtejshme duhej të bëhej me pajtimin e arabëve. Mirëpo, el-Hyseini këto lëshime ju duken të pamjaftueshme dhe nuk e pranonte politiken e re britanike.