Jump to content

Monika Shoshori Stafa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Monika Shoshori Stafa është gazetare dhe studiuese shkencore.

Studimet e shkallës së masterit i kreu në Universitetin e Tiranës, për historinë politike bashkëkohore të shtetit shqiptar (2007) me ceshtjen e Shen Naumit, si perfundoi ai territor ne ish- Jugosllavi. Formimin e saj e plotësoi me studime të shkallës postmaster në Shkollën Politike Europiane (2008). Ka mbrojtur tezën e doktoraturës në shkollën e studimeve doktorale të Qendrës së Studimeve Albanologjike me titull "Hebrenjtë në Shqipëri 1933 – 1946".

Është autore e më shumë se 150 dokumentarëve të transmetuar, fituese e disa projekteve dhe konkurrimeve të organizatave ndërkombëtare të përfaqësuara në Tiranë dhe ne vendet e BE-se dhe njekohesisht e ftuar prej tyre si këshilltare eksperte në fushën e mediave. Ka punuar nga viti 2016 - 2018 ne Autoritetin e Mediave Audiovizve si Kryetare e Keshillit te Ankesave. E kthyer serish fuqishem ne Top Channel si autore dhe gazetare senior ne rubrikat "Vitrina e Librit", programin e se dieles Exclusive dhe meoderatore ne studion e lajmeve te redaksise se ketij televizioni.

Ka botuar librat "Çështja e Shën Naumit", "Monarkia kundër Republikës", "Up in the air", "Nje dite si Sofia" novele, "Kod" dhe "Hebrenjte ne Shqiperi" liber studimor i tezes se saj te PhD. Është autore e disa qindra artikujve, analizave, reportazheve e përshkrimeve të botuar në shtyp brenda dhe jashtë vendit.