Monolog (Artan Fuga)
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Monolog libër nga Shkenca sociale me Autor Artan Fuga. Shtëpia botuese: "Dudaj", viti i botimit 2010. Eaqet e librit 296. ISBN 978-99943-0-146-1
Autizmi mbetet mekanizmi thelbësor i funksionimit të mediave totalitare. Ato perceptojnë si informacione vetëm të dhënat informative që janë në përputhje me parimet ideologjike dhe politike që i drejtojnë. Shohin atë që duan të shohin, dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar prej njëri-tjetrit. Nga kjo pikëpamje, vetëm sistemi i komunikimit brenda tyre mbetet një monolog gjigant, një e folur më vete, një komunikim me veten. Pra, një lloj autizmi kolektiv me përmasa të gjera dhe për disa dekada me radhë, pasojat e të cilit vazhdojnë të ndihen në opinionin publik shqiptar edhe shumë vite pas rënies së atij që quhej modeli socialist i shoqërisë shqiptare.