Jump to content

Monumenti i Skënderbeut në Krujë

Coordinates: 41°30′39″N 19°47′33″E / 41.51083°N 19.79250°E / 41.51083; 19.79250
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

41°30′39″N 19°47′33″E / 41.51083°N 19.79250°E / 41.51083; 19.79250

Monumenti i Skënderbeut

Monumenti i Skënderbeut në Krujë U ngrit në Krujë më 1949. Ishte i pari monument i Skënderbeut në Shqipëri, vepër e Janaq Paços, skulptor i talentuar. Vendosur mbi një pjedestal të thjeshtë, në trajtë koni piramidal, ngrihet statuja e Skënderbeut me kalë duke përfytyruar çastin kur përgatitet të sulmojë vrullshëm mbi armikun, duke iu përgjigjur përfytyrimit legjendar të popullit për heroin ‘kombëtar. Siluetat janë të prera qartë, vëllimet plastike me konture të thelluara spikasin dukshëm, duke thënë ndijimin e një tendosjeje të brendshme. Mbi sfondin e malit të thepisur rripa-rripa si dhe të kështjellës historike, monumenti është pjesë e pamjes karakteristike të qytetit.