Jump to content

Motrat Brontë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Motrat Bronte)
Anne, Emily dhe Charlotte Brontë, nga vëllai i tyre Branwell (c. 1834). Ai pikturoi dhe veten mes motrave të tij, por më vonë hoqi imazhin e tij për të mos rrëmuar foton.



Galeria Kombëtare e Portreteve, Londër .

Brontët ishin një familje letrare e shekullit të nëntëmbëdhjetë, e lindur në fshatin Thornton dhe më vonë e lidhur me fshatin Haworth në West Riding të Yorkshire, Angli . Motrat, Charlotte (1816–1855), Emily (1818–1848) dhe Anne (1820–1849), njihen mirë si poete dhe noveliste romantike. Ashtu si shumë shkrimtare femra bashkëkohore, ato fillimisht botuan poezitë dhe romanet e tyre me pseudonime mashkullore: Currer, Ellis dhe Acton Bell. Historitë e tyre tërhoqën menjëherë vëmendjen për pasionin dhe origjinalitetin e tyre. Jane Eyre e Charlotte-s ishte e para që njohu suksesin, ndërsa Wuthering Heights, Emilisë , apo The Tenant of Wildfell Hall e Annës dhe vepra të tjera u pranuan si kryevepra të letërsisë shumë më vonë.

Të tre motrat dhe vëllai i tyre, Branwell (1817–1848), ishin shumë të afërt dhe gjatë fëmijërisë zhvilluan imagjinatën e tyre fillimisht përmes tregimeve gojore dhe lojërave të vendosura në një botë të ndërlikuar imagjinare, dhe më pas përmes shkrimit të përbashkët të tregimeve gjithnjë e më komplekse të vendosura në të. Vdekja e nënës së tyre në fillim dhe më pas e dy motrave të tyre më të mëdha, si dhe izolimi relativ në të cilin u rritën, ndikoi thellësisht dhe në shkrimin e tyre. Vendlindja e Brontëve në Thornton është një vend pelegrinazhi dhe shtëpia e tyre e mëvonshme, famullia në Haworth në Yorkshire (tani Muzeu i Familjes Brontë), ka qindra mijëra vizitorë çdo vit.

Babai i tyre, Patrick, ishte një klerik anglikan, i cili u emërua rektor i fshatit Haworth, në malet e Yorkshire. Pas vdekjes së nënës së tyre në 1821, halla e tyre Elizabeth erdhi për t'u kujdesur për familjen.

Të tria motrat ndoqën shkolla të ndryshme në periudha të ndryshme, si dhe u mësuan në shtëpi. Fëmijët Brontë shpesh liheshin vetëm së bashku në shtëpinë e tyre të izoluar dhe të gjithë filluan të shkruanin histori që në moshë të re.

Ditët 6 maj dhe 15 qershor 1825 u shënuan si të errëta sepse dy motrat e tyre më të mëdha Maria dhe Elizabeth Brontë, vdiqën nga konsumi ajo ë sot e njohim si tuberkuloz.

Të tre motrat Charlotte , Anne dhe Emily u punësuan në periudha të ndryshme si mësuese dhe guvernatore. Në 1842, Charlotte dhe Emily shkuan në Bruksel për të përmirësuar frëngjishten e tyre, por u desh të ktheheshin në shtëpi pas lajmit se dhe halla e tyre Elizabeth , kishte ndërruar jetë.

Charlotte u kthye në Bruksel si mësuese e anglishtes në 1843-1844. Nga 1845, familja ishte përsëri së bashku në Haworth. Në këtë fazë, Branwell ishte i varur nga pija dhe droga.

Branwell vdiq nga tuberkulozi në shtator 1848. Emily vdiq nga e njëjta sëmundje më 19 dhjetor 1848 dhe Anne më 28 maj 1849.


Veprat më të njohura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në maj 1846, motrat botuan me shpenzimet e tyre një vëllim me poezi. Ky ishte përdorimi i parë i pseudonimeve të tyre Currer (Charlotte), Ellis (Emily) dhe Acton (Anne) Bell. Të gjitha vazhduan të botonin romane, me nivele të ndryshme suksesi.


"Agnes Grey" e Anne dhe "Jane Eyre" e Charlotte u botuan në 1847. "Jane Eyre" ishte një nga veprat më të shitura të vitit. Romani i dytë i Anës, 'The Tenant of Wildfell Hall' dhe 'Wuthering Heights' e Emilisë u botuan të dy në vitin 1848. 'The Tenant' shiti mirë, por 'Wuthering Heights' jo.


Në qeshor 1849 , e mbetur vetëm me të atin, Charlotte vazhdoi të shkruante. Ajo ishte tashmë një autore e njohur dhe e vizitoi Londrën disa herë. Veprat e 'Shirley' u botua në 1849 dhe 'Villette' në 1853. Në 1854, Charlotte u martua me kuratorin e babait të saj, Arthur Nicholls. Ajo vdiq nga tuberkulozi më 31 mars 1855.