Mozaiku i Arapajt
Mozaiku i Arapajt në Durrës i përket shek. VI pas Krishtit. Gjetja e bazilikës së Shën Mëhillit e po këtij shekulli me gjithë mozaikun që u zbuluan në vitin 1974, u bë duke u bazuar në dokumentet e vjetra dhe nga vëzhgimi i terrenit.
Bazilika përbëhet nga apsida, altari, sallonet, atriumi (oborri), 2 anekse funerale në veri dhe në jug etj.. Në aneksin funeral ku ndodhet dhe mozaiku me një sipërfaqe prej 50 m² ka 2 emblema të ekuaristisë dhe baritore çka e bëjnë një vepër arti cilësore si në kompozim dhe në ekzekutim. Për këtë janë përdorur kubikë prej mermeri, tulla, brumë qelqi etj.. Poshtë emblemës së ekuaristisë ndodhet një varr me qemer cilindrik në të cilin kanë qenë varrosur 2 persona, njeri i seksit mashkull dhe një i seksit femër.