Muhamet Kërpaçi
Muhamet Kërpaçi ka lindur në Kukës më (7 Mars 1958. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 1980. Nga viti 1984 është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në vitin 1987, anëtar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë. Ka botuar 1000 karikatura në shtypin shqiptar dhe të huaj. Në vitin 1989 është nderuar me çmim të parë për karikaturë në konkursin kombëtar të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë si edhe çmime në organet e ndryshme të shtypit. Ka marr pjesë në ekspozita kolektive dhe kombëtare në karikatura dhe pikturë nga viti 1984-1990 në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Berat, Çorovodë, Gramsh, Tepelenë, Përmet, Pogradec, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Burrel, Mirditë. Gjatë viteve ’90 ka hapur një sërë ekspozitash, vetëm dhe në bashkëpunim.
Në vitin 2003 ka hapur një ekspozitë pikture të përbashkët në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë me piktorin gjerman Dietrich Schoenfelder. Më të njëjtin piktor hapi një tjetër ekspozitë një vit me vonë në Hotel Rogner. Gjithashtu në Muzeun Historik Kombëtar ka hapur ekspozitë në 2013 dhe ne 2015. Pikturat e Muhamet Kërpaçit janë në koleksione private në vende të ndryshme të botës.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |