Murat Ünalmış
Murat Ünalmış | |
|---|---|
![]() | |
| Lindi | 23 prill 1981 (41 vjet) |
| Profesioni | Aktor |
| Vite aktiviteti | 2003-present |
| Bashkëshorti/ja | Birce Akalay (m. 2011; div. 2013) |
Murat Ünalmış (lindi më 23 prill 1981) është aktor turk.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ünalmış e kaloi fëmijërinë e tij në Kayseri përpara se të transferohej në Stamboll për të ndjekur shkollën e mesme. Gjatë viteve të shkollës së mesme ka luajtur për ekipin e basketbollit të Fenerbahçe S.K.. Pas diplomimit në Universitetin Marmara me një diplomë në studimet e komunikimit, Ünalmış studioi aktrim në Akademinë e Stambollit.[1]
Menjëherë pas mbarimit të studimeve, ai u shfaq në një sërë serialesh televizive, duke përfshirë Hayat Bağları, Sınırlı Aşk, Kurşun Yarası, [Üç Kadın]] dhe në filmat si Deli Duran, Sen Ne Dilersen. Ai u bë i njohur gjerësisht në filmin Güneşi Gördüm me regji të Mahsun Kırmızıgül dhe gjithashtu luajti në filmin e të njëjtit regjisor, me titullin Pesë Minare në Nju Jork.
Ünalmış gjithashtu kishte një rol kryesor në serialin Yer Gök Aşk.[2] Ai luajti rolin kryesor në serialin Sevda Kuşun Kanatında, i cili u transmetua në TRT 1 në periudhën 2016-2017. Së fundi, ai luajti rolin kryesor në serialin dramë Bir Zamanlar Çukurova.[3]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Seriale | ||||
|---|---|---|---|---|
| Viti | Titulli | Roli | Shënime | |
| 2003 | Sınırlı Aşk | |||
| Kurşun Yarası | Sejit | Roli mbështetës | ||
| 2005 | Deli Duran | |||
| Üç Kadın | ||||
| 2005-2007 | Şöhret | Mert Erdem | Roli kryesor | |
| 2007 | Sır Gibi | Mehmet | ||
| 2008 | Rüzgâr | Pojraz | ||
| 2009-2010 | Kasaba | Hajdar | ||
| 2010-2012 | Yer Gök Aşk | Jusuf Hanxhëollu | ||
| 2012 | Babalar ve Evlatlar | Burhan | ||
| 2013-2014 | İnadına Yaşamak | Ali Ajazllë | ||
| 2016 | Seddülbahir 32 Saat | Mahmut Sabri | ||
| Sevda Kuşun Kanadında | Arif Unlu | |||
| 2017 | Deli Gönül | Mehmet Kadir Olçek | ||
| 2018-2021 | Bir Zamanlar Çukurova | Demir Jaman | ||
| 2023- | Gülcemal | Gyjxhemal | ||
| Filma | ||||
| Viti | Titulli | Roli | Shënime | |
| 2004 | Celal Oğlan | Xhelal Ollan | Roli kryesor | |
| 2009 | Gecenin Kanatları | Jusuf | ||
| Güneşi Gördüm | Mamo | Roli mbështetës | ||
| 2010 | New York'ta Beş Minare | Ylkyxhy Reisi | ||
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Murat Ünalmış kimdir? Murat Ünalmış nereli ve kaç yaşında?". Sözcü (në turqisht). 20 nëntor 2018. Marrë më 1 gusht 2020.
- ↑ "Murat Ünalmış kimdir?". Sabah (në turqisht). 27 maj 2016. Marrë më 1 gusht 2020.
- ↑ "Bir Zamanlar Çukurova'nın Demir Yaman'ı Murat Ünalmış hakkında şok gerçek! Şehit..." Takvim (në turqisht). 29 nëntor 2019. Marrë më 1 gusht 2020.
