Murteza Xajë Nura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Murteza Xajë Nura
Fotoporteti
Emri Murteza Xajë Nura
Lindur më 27 nëntor 1935
Lindur në Pejë
Vdiq më 12 korrik 2017
Vdiq në Kllokot
Kombësia shqipëtarë
Profesioni piktor poet shkrimtar

Murteza Nura (i njohur si Xajë Nura), lindur në Pejë, rritur në Pejë, ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Gjakovë. Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën gjë u burgos disa vite. Ai ishte piktor, poet e shkrimtar.

Xaja i takon grupit të shkrimtarëve të lirë po që në kohen e "patlixhonave të kuq" [1] ishte i ndaluar dhe i burgosur. Gjatë jetës së tij ka botuar numër të madh të librash, por si pasojë e rrethanave, në të cilat ka vepruar, me tirazh të vogël e më shpesh dorëshkrime të lëna për botim.

Ndër tjera nga shënimet gazetareske lë të kuptohet se, Xaja, ka 15 vëllime poetike, 5 romane dhe disa piktura si pjesë e "pakërcimeve" letrare. Me këto piktura, Xaja, është paraqitur pas luftës së fundit, për dashamirëve të artit figurativ në gjashtë ekspozita. Nga përcjellësit e veprimtarisë së tij ai paraqitet si një figurë e lindur rebele dhe oponente e krijimtarisë artistike.

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

Xaja ka botuar gjithësej 22 vepra, disa prej të cilave janë të listuara më poshtë. Xaja poashtu ka dhe mbi 30 vepra të pabotuara akoma, në formë dorëshkrimesh.

  • Maratona e Prerë - poezi, botuar më 1993
  • Pragoxhaku Diellor - poezi, botuar më 1993
  • Shtesë Shqipe - poezi, botuar më 1993
  • Profil Brenge - poezi, botuar më 1993
  • Mundimtorja - roman, botuar më 1993
  • Aktrimi i Frymës - poezi, botuar më 1993
  • Heshtja e Biblave - poezi, botuar më 1994
  • Vorbulla e Mynxyrës - roman, botuar më 1994
  • Rrëzë Kalvari - roman, botuar më 1994
  • Dergja - poezi, botuar më 1994
  • Traktat Poetik - Ungjillizim i Jetës - poezi, botuar më 1994
  • Dita e Vrasjes - roman, botuar më 2004
  • Sizifi dhe Kentaurët - botuar më 2004
  • Klithja e Metaforës - botuar më 2004
  • Muzgu në Morgë - botuar më 2004
  • Një Jetë Ndryshe - botuar më 2004
  • Vitrazh i Thyer - botuar më 2009
  • Jam Udha e Virtytit - botuar më 2009
  • E Vërteta Vjen Virgjër - botuar më 2010
  • Dëshmorin nuk e do Harrimi - botuar më 2012

Mirënjohjet[redakto | redakto tekstin burimor]

Xaja gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij është vlerësuar me shumë çmime e mirënjohje.

  • Bacë - nga rrethi artistëve.

Ekspozitat[redakto | redakto tekstin burimor]

Xaja ishte pjesë e tetë ekspozitave personale dhe kolektive.

  • Ekspozita Personale, Kafe Galeri "Koha", 1996;

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Sinonim, jo për xhon turshit por për kohën e sundimit të regjimit komunist

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]