Kërceni tek përmbajtja

Musa Vyshka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Musa Vyshka (Elbasan, 28 qershor 1942 - 14 dhjetor 2023), poet, gazetar dhe pedagog shqiptar. I përket një ndër plejadave më të shkëlqyera të krijuesve shqiptarë. Libri i tij me poezi "Pse rënkon kumuria ime?" (2002) fitoi çmimin e parë në takimin poetik "Kurora e verës" në vitin 2002. Në 17 shtator të vitit 2022 Musa Vyshka u nderua me titullin “Mirënjohja e Qarkut Elbasan" gjatë aktivitetit "Porta e Poezisë Elbasanase".

Edukimi dhe karriera profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përfundimit të Normales së Elbasanit, u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Universitetin e Tiranës në vitet 1960-1964[1]. Menjëherë pas përfundimit të studimeve punoi për disa vite si mësues në shkollat e qyteteve Elbasan dhe Cërrik. Vyshka është një nga themeluesit e katedrës së letërsisë në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan ku punoi si pedagog dhe përgjegjës i Departamentit të Letërsisë për një kohë të gjatë, deri në daljen e tij në pension, në vitin 1999. Në vitet 1981-1991 ai ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit dhe libretist në Teatrin “Skampa”[2]. Musai ka ushtruar gjithashtu dhe profesionin e gazetarit ku do të mbahet mend për themelimin e gazetës "Fjala e Lirë”. Ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit 1992-1996[3].

Krijimtaria letrare e Musa Vyshkës nisi që herët, kur ende i ri boton në revistat e kohës "Pionieri" dhe "Zëri i rinisë". Në vitin 1955 fiton çmimin e parë në një konkurs në revistën "Pionieri". Libri i tij i parë me lirika "Ne njëzetvjeçarët" u botua në vitin 1963. Gjatë aktivitetit të tij, Vyshka ka lënë gjurmë si autor i dhjetra librave me poezi, me tregime, krijimtari letrare për fëmijë si dhe shumë tekste shkollore për lëndën e letërsisë shqipe dhe komentarë ndihmës për mësues e nxënës.[4]

  • Ne, njëzëtvjeçarët, lirika, Tiranë, 1963
  • Këngë për ditët tona, lirika dhe poema, Tiranë, 1967
  • Treni i fundit, tregime, Tiranë, 1972
  • Këndoj për ju, poezi, Tiranë, 1984
  • Do të vdes i dashuruar, poezi, Tiranë, 1998
  • Mos e kthe kokën pas, poezi, Tiranë, 1999
  • Pse rënkon kumuria ime?, poezi, Tiranë, 2002
  • Zoti zbret në Shkumbin, tregime, Elbasan, 2003
  • Muzg, poezi, Elbasan, 2005
  • Lamtumirë, kumuri e plagosur, tregime, Tiranë, 2008
  • Fryn Krasta ime, tregime, Tiranë, 2009
  • Vijmë dhe shkojmë, poezi, Tiranë, 2010

Krijimtari për fëmijë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pranë vëllezërve, poema, Tiranë, 1968
  • Shkronjëzat e arta, poemë, Tiranë, 1979
  • Nën hijen e blirit, roman, Tiranë, 1980
  • Në kopshtin tonë, poema, Tiranë, 1984
  • Djali i partizanit, tregime, Tiranë, 1985
  • Mirëmëngjes, Klea!, poemtha për vogëlushë, Tiranë, 1999
  • A kanë orë harabelat?, përralla, Tiranë, 2000
  • Me fjongo të bardhë, tregime, Tiranë, 2001
  • Mos ma grisni abetaren, tregime dhe novela, Tiranë, 2001
  • Një përrallë…në telefon, tregime, përralla, vjersha e fabula, Elbasan, 2003
  • Ku ishe ti, motër?, tregime, Elbasan, 2004
  • Tingujt e violinës, tregime dhe poezi, Elbasan, 2004
  • Po ti, me cilin je?, tregime, Elbasan, 2005
  • Fajin e ka xhaxhai, tregime, Tiranë, 2007
  • Ishte një harabelush, përrallë në vargje, Tiranë, 2007
  • Hape derën, mësuese!, tregime, Tiranë, 2008
  • Mbaje fjalën, baba!, tregime, Tiranë, 2009
  • Maçoku pa mustaqe, përralla, Tiranë, 2010
  • Ma përqafo Blerinën, tregime, Tiranë, 2011
  • Cila stinë është më e bukur?, vjersha për fëmijë, Tiranë, 2014

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Vyshka, Musa (2019). Poezi të zgjedhura. Tiranë: M & B. fq. 268. ISBN 978-9928-307-13-2.
  2. ^ R, A. "Shuhet poeti, gazetari dhe pedagogu i njohur Musa Vyshka - JavaNews.al". JavaNews.al - (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-18.
  3. ^ "Kozeta Zylo: Lamtumirë pedagogu im dhe shkrimtar i shquar Musa Vyshka!". Zemra Shqiptare. Marrë më 2025-06-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ https://newsbomb.net/ndahet-nga-jeta-poeti-gazetari-dhe-pedagogu-i-njohur-elbasanas-musa-vyshka/
  5. ^ "Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë". www.bksh.al. Marrë më 2025-06-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)