Jump to content

Muzika elektronike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Muzika Elektronike)

Muzika elektronike është muzikë që prodhohet nëpërmjet instrumenteve dhe teknologjisë muzikore elektronike. Ekziston dallimi në mes zërit të prodhuar nëpërmjet mënyrave elektromekanike dhe atij të prodhuar nëpërmjet teknologjisë elektronike. Si shembuj të pajisjeve që prodhojnë zëra nëpërmjet mënyrave elektromekanike mund të merren telharmonium, Hammond organo, dhe kitara elektrike. Ndërsa pajisjet që prodhojnë zëra të pastër elektronik janë Theremin, sintisajzeri, dhe kompjuteri.

Në fillimet e saj, muzika elektronike u shoqërua pothuajse tërësisht me muzikën serioze perëndimore, por nga fundi i viteve 1960 lirimi i çmimit të teknologjisë elektronike bëri që muzika e prodhuar nëpërmjet mënyrave elektronike të bëhej gjithnjë e më shumë e zakonshme në terrenin popullor. Sot muzika elektronike përfshinë shumë lloje të muzikës eksperimentale por edhe të zhanreve popullore si electronic dance music.