Myzafer Muharremi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Myzafer Muharremi rrjedh nga një familje e lartë intelektuale dhe patriotike nga trevat e Prizrenit, nga Opoja (Brruti i Madh). Ka lindur në Prizren me 01.01.1950. Fakultetin teknologjik e kreu po në Prizren, ku magjistroi po në të njëjtin fakultet për teknologji industriale në vitin 1980. Nga viti 1978 – 1991 ai punoi në ” Printaks ” të Prizrenit, kurse me 01.08 .1991, organi i dhunshëm serb e deboi nga puna me pranga sepse ai shkroi një artikull në gazetën e përjavshme kroate me emër ” DANAS ” nr: 444 të datës 20 .08.1990 me titull “Aventura e Rezikshme ” ose (Opasna Avantura ). Myzaferi ishte i pari shqiptar nga Kosova që sulmoi drejtëpërdrejtë kreun jugosllav të asaj kohe. Babai i tij, Shqefqet Muharremi, sot 90, vjeç, është luftëtar i gjallë i Ballit Kombëtar në Kosovë, i cili plot 37 muaj luftoi në malet e Koritnikut dhe Pashtrikut (1943 – 1945). Sot, Myzaferi jep mësim në një shkollë speciale për fëmijë me nevoja të veçanta.