Naim Berisha
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Naim Berisha ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në degën Gjuhë-Letërsi, Tiranë. Më pas ka punuar si mësues muzike, gjuhë- letërsie, drejtues kulture në terren dhe në ushtri në qytetin e Peshkopisë, në qytetin e Burrelit dhe më pas në Tiranë ka punuar si gazetar. Që nga viti 1998 ai punon dhe jeton në Londër. Ai, tashmë, është autor i pesëmbëdhjetë librave artistikë. E ka nisur krijimtarinë me librin poetik "Ngado sytë e vajzës" më 1993, pasuar me vëllimet e tjera poetike: "Lejlekët e lumit tim", "Hiq dorë", "Zog i qiellit", "Le të vijnë vajzat", "Njëzet lumenj rrjedhin në klasën time", "Ç'm'i ra vrugu gjethit t'verës". Të tjerë libra të autorit janë: "Nata e një lypësi" (tregime), "Kafshët në kuvend" (poemë fabulike), "Djallëzia e kafshëve" (fabula), "Vetëvrasja e shpirtit" (roman), "Bjeshkët e dashurisë" (roman) etj.