Naomi Parker

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Poster "We Can Do It" u afishua në disa fabrika në 1943

Naomi Parker Fraley (lindur më 26 gusht 1921 – 20 janar 2018) ishte një punonjëse në një fabrikë metali dhe municionesh gjatë periudhës së Luftës së dytë Botërore në Amerikë, si dhe kamariere. Naomi konsiderohet si modelja ikonike e posterit të famshëm feminist “We can do it!”. Ajo nuk ishte në dijeni asokohe se posteri ishte bërë i famshëm. Titulli i posterit ishte “Rosie the Riveter”, duke u kthyer në këtë mënyrë në një ikonë kulturore.[1]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fraley lindi në Tulsa në Oklahoma në 1921, një prej tetë fëmijëve të Esther dhe Joseph Parker. Babai ishte inxhinier minierash dhe familja e saj shpërngulej vazhdimisht, nga Nju-Jork në Kaliforni. Familja e Naomit ishte zhvendosur dhe jetonte në Alameda gjatë sulmit në Pearl Harbor. Ajo dhe motra e saj më e vogël shkuan të punonin pranë Stacionit Ajror në Naval.

Pas lufte ajo punoi si kamariere në një restorant në Palm Springs. Ajo u martua tre herë, duke fituar mbiemrin Fraley nga bashkëshorti i tretë. Ajo u largua nga jeta në moshën 96 vjeçare.

Foto, posteri, fama[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1942 një foto e saj pranë një makinerie metali u shkrep dhe fotoja doli në shtypin lokal në 5 qershor 1942. Parker ruajti një kopje të gazetës ku fotoja u botua. Në vitin pasardhës, posteri i krijuar nga J. Howard Miller ishte një prej serive të posterave që u atashuan në fabrikat në Westinghouse gjatë një fushate për punonjësit.

Në 2011 Fraley ishte pjesëmarrëse në një ekspozitë në Muzen Historik Kombëtar ku posteri “Rosie the Riveter” ishte i ekspozuar. Ajo u suprizua kur pa foton e saj nga fabrika pranë posterit, por emri i një vajze tjetër ishte vendosur në vend të emrit të saj. Ndaj ajo i shkruajti muzeut për të rregulluar gabimin. Ata e falenderuan mbrapsht, për shkak se kishin gjetur më në fund emrin e saktë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kimble, James J.; Olson, Lester C. (2006). "Visual Rhetoric Representing Rosie the Riveter: Myth and Misconception in J. Howard Miller's "We Can Do It!" Poster". Rhetoric & Public Affairs. 9 (4): 533–569. ISSN 1534-5238. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)