Jump to content

Naser Shatri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Naser Shatri ka lindur më 23.09.1957 në fshatin Tomocë. Ka të kryer shkollën e mesme teknike. Ka qenë një nga aktivistët e hershëm politik. Poashtu ka vuajtur në burgjet ish Jugosllave, saktësisht në burgun e Lepogllavës nga viti 1979-1980, ndërsa nga viti 1980 gjer më 1983 ka vuajtur në logorin famëkeq Goli Otok. Sa u përket aktiviteteve politike, Naser Shatri ka qenë anëtar i Lëvizjes Revolucionare për Çlirimin dhe Bashkimin e Trojeve Shqiptare, ndërsa sot është aktivist i Lëvizjes vetëvendosje. Nga viti 1998 Naser Shatri ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe pjesëmarrës i shumë betejave si në Gramaqel, Baballoq, Glogjan etj. Në fshatin Prilep ka pas rolin e komandantin për rekrutim. Poashtu ka ndihmuar në organizminin e UÇK në komunën e istogut. Pas luftës ka qenë komandant i stacionit të policies në istog, nga ku qe larguar nga UNMiK-u. Nga UNMiK-u është dënuar me dy vite burg me kusht nën akuza të pjesëmarrjes në trazirat e Marsit të vitit 2004. Poashtu ka qenë i arrestuar edhe në Austri nga Interpolli me akuzën për plagosjen e një punëtori të Shërbimit sekret Serb (Tomislav Baboviq) dhe për këtë ka vuajtur gjashtë muaj paraburgim. Poashtu ka qenë i paraburgosur nga EULEKS-i për dëmtimin e veturave të EULEKS-it.