Nata është dita jonë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Nata është dita jonë.JPG

Nata është dita jonë roman me Autor Rexhep Qosja. Shtëpia Botuese : "Toena", Tiranë 2007. Faqe: 472.

Një roman me personazhe që janë personifikim i instinkteve që njerëzit e tjerë i fshehin, inkarnim i vrasjeve të tyre imagjinare, i dhunës që e ëndërrojnë. Këtu lexuesi do të gjejë njëkohësisht pamje, përshkrime, ballafaqime, dinakëri, dashuri e urrejtje, sjellje njeriu e nënnjeriu, domethënie të drejtpërdrejta e të anasjella, prej të cilave do të mund të tronditet ndërgjegjja e tyre. Autori dhe personazhi kryesor janë marrë vesh: ai flet për jetën e vet, që është duke e jetuar siç ia merr mendja atij, ndërsa autori, kohë pas kohe, përmes tij, po edhe vetë, flas për romanin, që po e bëjnë bashkërisht: për cilësitë dhe për suksesin a dështimin e tij. shkurt e thënë: personazhi e kallëzon romanin, ndërsa autori shkruan për romanin – në roman.