Nazane Breca
Nazane Breca e lindur më 28.03.1958 në Prishtinë,është diplomate.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nazane Breca ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1983. Për një përiudhë të gjatë kohore ka punuar si mjeke e përgjithshme, kurse gjatë kohës së luftës në Kosovë, kur u dëbua në Maqedoni, u angazhua në projektin SSPT të "Norvegian Church Aid". Pas hyrjës së forcave paqëruajtëse në Kosovë ajo vazhdoi punën në sektorin e mjekësisë në nivelin menaxherial.
Në vitin 2000 Nazane Breca fitoi të drejtën e spezializimit në mjekësi familjare në Universitetin Utrecht të Holandës, ku kreu një pjesë të specializimit, për të vazhduar pjesën tjetër në Universitetin e Prishtinës, në një program të udhëhequr nga Kolegji Mbretëror i mjekëve familjar të Britanisë së Madhe.
Në vitin 2005 me sukses të lartë ka mbrojtur temën e magjistraturës nga lënda e mjekësisë familjare, në programin e udhëhequr nga Kolegji Mbretëror i mjekëve familjar të Britanisë së Madhe. Në vitin 2002 nga Ministria e Shendetësisë e Republikës së Kosovës u caktua si koordinatore e Qendrës së Trajnimit të mjekësisë familjare në Prishtinë, kurse në vitin 2010-2011 ushtroi detyrën e drejtoreshës për mjekësi dhe mirëqënie sociale në komunën e Prishtinës. Nga viti 2005 deri në vitin 2014 punoi si Asistente me angazhim në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Znj. Nazane Breca është zgjedhur Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e katërt 2011-2014.[2] Që nga koha e studimeve në vazhdimësi ka publikuar punime shkencore dhe ka marrë pjesë si ligjëruese në simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit. Znj. Nazane Breca ka një përvojë politike gati 30 vjeçare në organizata qeveritare dhe joqeveritare. Përveç gjuhës shqipe, flet rrjedhëshëm gjuhën angleze, serbe dhe turke.
Aktualisht është ambasadore fuqiplote në shtetin e Zvicrës.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,102,738
- ^ http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,102,738
- ^ "Ambasadorja e re e Kosovës, Nazane Breca merr letrat kredenciale nga presidenti zviceran". Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2019. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
:|first1=
i mungon|last1=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "Ambasadorja e re e Kosovës, Nazane Breca merr letrat kredenciale nga presidenti zviceran". Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2019. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
:|first1=
i mungon|last1=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)