Nazmi Mikullovci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nazmi Mikullovci (3 dhjetor 1943, Vushtrri, Mbretëria Shqiptare - 3 mars 2023, Prishtinë, Kosovë).[1] është inxhinier kosovar nga Vushtrria.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nazmi Mikullovci ka përfunduar gjimnazin klasik, ndërsa pas kësaj ka vijuar studimet në Fakultetin e Shkencave Organizative në Kuberfix, të cilat i ka përfunduar me sukses duke dalë me titullin Inxhinier i Diplomuar. Nga viti 1965 gjer më 1990 ka punuar në Trepçë, nga ku është larguar gjatë kohës së masave të dhunshme.

Në vitin 1991 themeloj shtypshkronjën e parë në Kosovë e cila posedonte makina Flexo Print dhe udhëhoqi kompaninë deri në vitin 1999. Pas çlirimit, më saktë nga viti 2001 gjer më vitin 2008 ka qenë në pozitën e Drejtuesit në Trepçë. Së fundi ishte i angazhuar në aktivitete politike si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.albinfo.ch/vdiq-nazmi-mikullovci-kryetar-i-bordit-te-akp-se/