Ndërtesa e Radio Prishtinës
Ndërtesa e Radio Prishtinës | |
---|---|
Informacion i përgjithshëm | |
Stili arkitektural | Arkitektura Moderne |
Vendndodhja | Prishtinë, Kosovë |
Adresa | Bulevardi Xhorxh Bush |
Koordinatat | 42°40′2.16″N 21°9′57.99″E / 42.6672667°N 21.1661083°E |
Përfundimi | 1965 |
Technical details | |
Floor count | 11 |
Floor area | 7000m2 |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Arkitekt | Oton Gaspari |
Radio Prishtina, ndryshe RTP është radio e parë shqipe në Kosovë. U projektua nga Oton Gaspari në vitin 1965, në qendër të qytetit, për të strehuar një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në vend.
Sot, ndërtesa është një nga të paktat që nuk ka ndryshuar funksionin apo formën e saj.[1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Projekti për ndërtimin e Radio Televizionit të Prishtinës u realizua nga studio sllovene e arkitekturës “Slovenija Projekt” në vitin 1965. RTP, e cila së pari filloi transmentimin 1945 në Prizren më pas u zhvendos në Prishtinë, ku edhe tash vepron si e tillë.Xërxa Beqiri, Flaka (2019). Constructing Modern Architecture of Kosovo 1970–1980 (Tezë). University of Ljubljana.
Radio Televizioni i Prishtinës, ashtu siç edhe shumë institucione tjera në Kosovë, u ndikua nga lufta. Në vitin 1992 Radio Televizioni i Serbisë mori kontrollin mbi RTP, si pasojë e së cilës, shumica e programeve shqiptare u kthyen në gjuhën serbe. Kjo vazhdoi deri në vitin 1999 kur United Nations Mission in Kosovo (UNMIK) ri-hapi radion tashmë të quajtur Radio Kosova.
Sfidat përgjatë operimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radio Televizioni i Prishtinës (RTP) u përball me disa sfida gjatë funksionimit të tij, veçanërisht në vitet e para dhe gjatë gjithe ekzistencës së tij. Këto sfida përfshinin;
- Staf pa përvojë dhe burime të kufizuara,
- Kufizime teknologjik,
- Peripecitë politike,
- Varësia ekonomike,
- Shtypja nga autoritetet serbe.[2]
Arkitektura e ndërtesës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtesa e Radio Televizionit të Prishtinës është një shembull tipik i arkitekturës brutaliste me një sipërfaqe totale 7000m2 dhe lartësi 42m. Ndërtesa përbëhet nga dy volume: horizontal, ku është i vendosur produksioni dhe ai vertikal, ku është administrata. Te dy keto volume jane realizuar nga material i brut betonit. Volumi horizontal i kësaj ndërtese është me etazhitet P+1, ku vërejmë që nga ana veriore ka një ngritje të lehtë graduale në lartësi që e shton prezencën e saj në peisazhin urban. Sa i përket kullës vertikale, ajo eshte e ngritur ne etazhitet P+10. Si rezultat i bazës që është trekëndore barabrinjëse, tri fasadat e tij janë në lartësi të trajtuara me dritare të së njëjtes madhësi që janë të përsëritura në mënyrë horizontale në secilen etazhë. Një veçanti e kullës është eleganca në eksterier që i ipet përmes hapësirës mes kateve që është e materializuar në brut beton të lëmuar, me ç’rast dallohet nga ekspresiviteti I volumit horizontal dhe vertikaliteti I saj që theksohet përmes ritmit të dritareve në fasadë.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Radio Prishtina". Oral History Kosovo. Marrë më 2024-09-28.
- ^ Selimi, Ferit (2016-10-30). "Albanian's audio-visual information in Kosovo from the year 1945–1990". UBT International Conference.
- ^ Sadiku, Arbër (2020). Arkitektura e Ndërtesa Publike në Prishtinë: 1945–1990. Prishtinë: NTG Blendi. ISBN 978-9951-716-43-7.