Jump to content

Ndryshimet kushtetuese 2008

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

21 prill 2008 u bënë disa ndryshime kushtetueseKushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ndryshimet u miratuan me 115 vota pro dhe 17 kundër, falë bashkimit të votave të PD në pushtet dhe PS në opozitë si dhe disa aleatëve të tyre të vegjël.

Në vitin 2008 palët politike nisën një proces të shpejtë dhe bilateral të ndryshimit të Kushtetutës në disa elemente thelbësore të saj. Procesi u mbyll me votim konsensual midis dy partive kryesore politike në prill 2008, por nën kritikat e shumta të institucioneve të tjera kushtetuese dhe të shoqërisë civile. Me ndryshimet e reja kushtetuese u kalua nga sistemi i votimit miks në sistemin proporcional rajonal, KQZ-ja u hoq si institucion nga Kushtetuta dhe u kalua në Kodin Zgjedhor, u vendos mandat i kufizuar 5 vjeçar për Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe u ndryshua mandati i qeverisjes vendore nga tre në katër vjet. [nevojitet citimi]

Ndryshimi më i rëndësishëm i paketës kushtetuese të vitit 2008 kishte të bënte me zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe pozitën e Kryeministrit ndaj Kuvendit. Nga modeli i zgjedhjes së Presidentit me shumicë të cilësuar u kalua në zgjedhjen me shumicë të thjeshtë në dy raundet e fundit, duke e ulur ndjeshëm peshën dhe rolin e Presidentit në jetën politike dhe institucionale.[nevojitet citimi] Ndryshimi tjetër i dha mundësi Kryeministrit të zgjerojë kontrollin mbi Kuvendin përmes mocionit konstruktiv, sipas të cilit Kryeministri me mocion besimi mund të provokojë në çdo kohë zgjedhje të parakoshme, ndërsa shkarkimi me mocion mosbesimi bëhet teknikisht thuajse i pamundur. Ndryshimet kushtetuese u shoqëruan me ndryshime edhe në jetën politike dhe institucionale, çka solli intepretime mbi shanset reale për garantimin e parimeve kushtetuese të transparencës, ndarjes dhe balancës së pushteteve.[nevojitet citimi]

https://www.kryeministria.al/wp-content/uploads/2018/05/kushtetuta-1.pdf

https://www.researchgate.net/publication/355049676_Kushtetuta_e_RSH_-_nje_histori_e_paperfunduar_tranzicioni

https://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2008/04/080422_parliament_constitution.shtml

https://shqiptarja.com/lajm/arnimi-i-kushtetutes-ndryshimet-2008-dhe-hija-e-nje-pakti-te-ri-ramabasha