Ndue Përlleshi
Ndue Përlleshi (Paskalicë, 1908 - Iballe, 29 gusht 1949) ka qenë prijës i çetash antikomuniste në Rrafshin e Dukagjinit i njohur si "Trimi i Dukagjinit", luftoj heroikisht kundra forcat serbo-sllave kommuniste gjat luftes e dyte boterorer.[1] Ne mars 8, 1948, gjat luftes e Bokshiqit, Ndue Perlleshi, vet i treti me Shaban Dema dhe Ndrec Nikolla, luftuan me forcat kommuniste (malazeze dhe shqiptare) duke numeruar 600 vet. Perlleshi i vrau 27 komunista dhe pllagosi shum tjer. Të dy miqtë e tij vdiqën. Perlleshi mbijetuar dhe u kthye ne fshatin e vet, kur Janko Borici, udhëheqësi i komunitetit lokal, e heton dhe hedh një granatë në shtepin e Perlleshit. Por, Ndui i shpejt, edhe ja kthen granatën, duke e pllagosur Boricin. Ndue Perlleshi u vrau ne Gusht 28, 1949 ne Shqiperi nga forcat komuniste udhoqura nga Mehmet Shehi. Perlleshi esht nje figur i nderruar gjat shqiptareve ne Dukagjin dhe ne Pejë. Esht i permendur ne kenget folklorike.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sa do që sot flitet dhe shkruhet nga historianët, kronologët dhe rrëfyesit e ndryshëm për kohën dhe rrethanat në të cilat jetoi dhe veproi Ndue Përlleshi dhe plejada e tij nacionale gjithnjë e më shumë jemi të vetëdijshëm se kemi thënë shumë pak për ata trima të cilët lindën, jetuan dhe luftuan në lagjen e pavdekësisë së kombit shqiptar.Padyshim se njëri ndër figurat dhe personalitetet më të shquara të lagjes së lartpërmendur nacionaliste është edhe Ndue Përlleshi. I lindur më l908 dhe i edukuar nga një familje e padëshirueshme për okupatorët dhe regjimet antishqiptare në fshatin Paskalicë të Rafshit të Dukagjinit nga babai Gjoni dhe nëna Prena, bijë e Krasniqëve të Nepoljes, ai vazhdoi me dinjitet dhe burrëri të mbetet i paprekshëm dhe i papërkulur nga vrasësit e Kosovës dhe “hyzmeqarët” e tyre të cilët për një rrogë, kockë apo karrige të përgjakshme u angazhuan në likudimin fizik dhe rrethimet e hekurta që e bënin nëpër malet e Lugut të Drinit dhe anë e kënd Kosovës për kapjen e Ndue Përlleshit.
Por ky burrë i Kosovës jo vetëm që me vite të tëra nuk ra i gjallë në duartë e kusarëve dhe kuislingëve, por ai ua mbjelli frikën në zemër dhe shpirt duke qarë malet dhe rrethimet si era së bashku me shokët e tij dhe duke lënë të vdekur në çdo betejë dhjetra çetnikë dhe mercenarë të tyre. Ky dukagjinas kastriot i fisit thaqjan, shtathollë dhe musteqezi tashmë ishte bërë legjendë në malet e Kosovës dhe mjerë ai që ishte në shënjestër të pushkës së tij që siç shkruan Jetish Kadishani në librin “Ndue Përlleshi – trim i Dukagjinit”: As zogu në fluturim nuk mund t’i shpëtojë pa e qëlluar me pushkë”.
Ndue Përlleshi nuk ishte vetëm një kaçak apo disident opozitar i regjimit serbo-malazez në Kosovë. Ai ishte një njohës i mirë i rrjedhave politike në vend dhe lojrave serbo-malazeze, madje pas kryerjes së shërbimit ushtarak ishte i emëruar edhe këshilltar në komunën e atëhershme të fshatit Budisalc dhe më pas ishte edhe kryetar komune në Bec dhe Vogovë të Gjakovës, kuptohet gjatë periudhës së okupimit të Kosovës nga forcat fashiste, ndonëse Ndou nuk ishte i inkuadruar në asnjë organizatë të këtyre forcave, por ishte nje ithtar i çlirimit dhe bashkimit të atdheut të okupuar dhe të ndarë copë-copë nga okupatorë të ndryshëm.
Pas fitores së koalicionit antifashist dhe mbetjes me dhunë e dinakëri komuniste të Kosovës nën kthetrat e Serbisë e cila u emërtua Jugosllavi forcat çlirimtare dhe Lëvizja për Çlirimin Kombëtar kishin indikacione për këtë trathti të madhe të partizanëve komunistë të cilët gjatë luftës së Dytë Botërore proklamonin se pas përfundimit të saj dhe ngadhnjimit mbi forcat fashiste populli i Kosovës do të mund të vetëvendoste për të ardhmen e Kosovës ku sipas vullnetit të vet mund të rrinte apo të shkëputej nga Jugosllavia, gjë që më vonë doli një mashtrim i madh dhe riokupim klasik i Kosovës. Përkunder këtyre premtimeve boshe dhe vendimeve që mori Konferenca e Bujanit e mbajtur më 3l dhjetor dhe l e 2 janar l944 për mvehtësi të Kosovës kjo në fakt nuk ndodhi por vazhdoi agonia, represioni dhe golgota e popullit shqiptar në Kosovë dhe viset tjera të ish-Jugosllavisë edhe me decienie të tëra nën okupimin serbo jugosllav. Të vetëdijshëm për këtë situate dramatike shumë personalitete të historisë kombëtare dolën në mal si reagim kundër kësaj gjendjeje dhe për vetë faktin se si nacionalistë dhe atdhetarë të kauzës shqiptare ishin të përndjekur dhe të rrezikuar nga çetnikët partizanë dhe klika e tyre antishqiptare.
Edhe Ndue Përlleshi në vitin l944 kishte dalë në mal ndonëse për të vazhduar së bashku me trimat tjerë përpjekjet për mos mbetjen e Kosovës nën Serbi dhe për të jetësuar të drejtën për vetëvendosje të popullit të Kosovës për çka bënte thirrje edhe Rezoluta e Bujanit, pastaj Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me seli në Shkodër e drejtuar nga Hoxhë Kadri Prishtina, Lëvizja Kaçake e Kosovës dhe shumë organizata tjera nacionaliste të cilat ishin vënë në shërbim të pavarësisë së Kosovës dhe viseve tjera etnike shqiptare. Në mbarim të viteve l944 dhe ’45 në emër të “qetësimit” të gjendjes në Kosovë u vendos administrimi i dhunshëm ushtarak me karakteristika dhe veprime çetnike dhe përmes mugoshjanve, popoviqve dhe mercenarëve satrapë të cilët thirreshin në emër të popullit të Kosovës, kurse i kishte zgjedhur përmes një filtrimi të dendur vetë Beogradi Kuvendi i ashtuquajtur Krahinor i Kosovës dhe Metohisë në mbledhjen e mbajtur më l0 korrik l945 vendosi në formë të “Rezolutës për aneksimin e Kosovës dhe Metohisë me Serbinë Federale”, pra, përkundër vullnetit të popullit të Kosovës dhe me vullnetin e disa individëve monsbum të kalibrit te Ali Shukrisë dhe trathtarve të tjerë sllavo-komunist Kosova u flijua edhe për të satën herë.
Malet e Kosovës tashmë ishin e vetmja alternativë e rezistencës ndaj kësaj trathtie dhe kundër atij regjimi të egër ushtarak të tipit të Save Batares apo Brigadës famëkeqe Bokele të Kotorrit si dhe rrjetit kriminel të OZN-së serbo-malazeze e cila ushtronte terror dhe spastrim të paparë kundër popullit shqiptar . Xhafer Deva, Shaban Polluzha, Ukë Sadiku, Mehmet Gradica, Ndue Përlleshi, Zef Gjidoda, Ymer Berisha, Qazim Bajraktari, Shaban Dema, Kolë e Pashuk Bibë Miraka e shumë trima të tjerë ishin pra qytetarët e nderit të asaj lagje atdhetarësh të cilët në malet e Kosovës flinin bashkë me shqiponjat dhe nga atje thërrisnin lirinë e Kosovës. Këtyre më pastaj në vitin l946 iu bashkangjit edhe grupi shkodran në krye me Marije Shllakun, Kolë Parubin, At Bernard Llupin dhe Gjergj Martinin të cilët i lanë eshtrat në Kosovë për lirinë tonë ndonëse nuk u dihet as sot varri pas pushkatimit të tyre diku afër Prizrenit. Ndue Përlleshi nuk ishte vetëm edhe pse fillimisht bridhte vetëm nëpër malet e Lugut të Drinit dhe shpeshherë strehohej te njerëzit e tij të besueshëm të cilët e mbështetnin moralisht dhe në forma tjera. Më pastaj atij ngadalë i bashkoheshin luftëtarë të tjerë të rezistencës antikomuniste në vëllezërit Hili e Zefi e më vonë edhe shumë trima tjerë nga Dukagjini, Drenica e Llapi dhe tërë Kosova dhe vise të Shqipërisë etnike. Ai, kështu formoi edhe çetën e vet, por duke qenë një strateg i rryer ushtarak dhe politik Ndue Përlleshi bënte bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve edhe me çetat e trimave të tjerë kudo në malet dhe viset shqiptare si p.sh. me çetat e Profesor Ymer Berishës dhe Ukë Sadikut dhe në saj të këtyre koordinimeve lindi nevoja e kontinuitetit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe formimit të Organizatës Politike “Besa Kombëtare” e cila edhe u formua në vitin l945 ku kishte marrë pjesë edhe vete Ndue Përlleshi.
Se lëvizjet kaçake dhe rezistenca e krerëve të kësaj lëvizje nuk ishte vetëm një reagim kundër gjendjes faktike të krijuar pas okupimit të Kosovës nga serbo-malazezët, por mbi të gjitha kjo ishte një lëvizje me kërkesa të qarta politike dhe kishte për qëllim respektimin e parimeve të barazise së popujve dhe të drejtës për vetëvendosje të popullit shqiptar në ish Jugosllavi tregon edhe Kuvendi i Dobërdolit i cili bashkoi tok krerët e gjithë Lëvizjes për Çlirimin dhe Bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare të cilat fatkeqësisht në hapësirë dhe kohë ishin të fuqishme për të arritur ato qëllime të shenjta dhe të drejta për popullin shqiptar të coptuar me dhunë dhe pa vullnetin e tij në shumë shtete të kësaj pjese të Evropës. Partizanët komunist dhe çetnikët oznoist serbo-malazez ishin në çdo epërsi sasiore dhe ushtarake dhe duke shfrytëzuar momentin siç dinë ata t’i shfrytëzojne situatat e tilla ishin të pamëshirshëm në shuarjen e këtyre shkëndijave dhe meteorëve të rezistencës shqiptare në Kosovë dhe shpartalluan një nga një në saj të këtyre epërsive çetat liridashëse të Shaban Polluzhës në Tërstenik të Drenicës në shkurt të vitit l945 duke vazhduar kështu ndjekjen këmba këmbës të çdo trimi të lirisë. Ndue Përlleshi dhe luftëtarët e tij vazhdonin rezistencen e armatosur në Lugun e Drinit, Llapushë, malet e Bokshiqit, në Grykë të Dollcit e deri në Gjakovë përkundër realitetit në terren i cili ishte shumë fatal për trimat e lirisë. Në prill të vitit l945 gjoja regjimi jugosllav shpalli njëfarë amnistie për të gjithë ata shqiptarë të cilët nuk i kanë siç thoshin pushtetarët duart e përgjakura. Duke parë zhvillimet në terren Ndue Përlleshi dhe profesor Ymer Berisha i cili tashmë i qe bashkangjitur çetes së Ndue Përlleshit vendosën ta shpërndajnë një pjesë të çetës në veçanti të rinjtë për t’i kursyer nga më e keqja që mund t’u ndodhte nga çetnikët jugosllavë dhe mercenarët e tyre shqiptarë. Me të kaluar Ndue Përlleshi në rrethinë të Gjakovës atij iu bashkangjtën nga kjo nahi edhe vëllezërit Mark e Nikë Avdyli, Sadik dhe Ndue Marki, Zef dhe Gjokë Dedaj ndonëse Ndout iu kishin rralluar radhët dhe tashmë kishte ngelur me profesor Ymer Berishën, Ukë Sadikun, Ndrec Nikollën, Shaban Demën, Sadik Roganin dhe disa trima të tjerë të cilët te vendi i quajtur Përroi i Zi gjithnjë sipas deklaratave të dëshmitarëve të dhëna në librin e autorit Jetish Kadishani u mblodhën nga të gjitha viset shqiptare rreth 500 luftëtarë.
Edhe aty i ndiqte OZN-a serbo-malazeze hap pas hapi dhe i vuri në shtetrrethim dhe krisi pushka ku si pasojë u vranë dhjetra çetnikë. Por u plagosë rëndë Zef Deda dhe në tërheqje e sipër afër maleve të Hereqit u vra edhe strategu profesor Ymer Berisha i cili ndërroi jetë në vetë krahrorin e Ndue Përlleshit, vrasje kjo e cila goditi rëndë jo vetëm Ndoun, por mbase tërë lëvizjen liridashëse dhe çlirimtarë të asaj kohe. I rrethuar nga të gjitha anët Ndue Përlleshi me ndihmën e jatakëve dhe familjeve besnike i shpëtoi më të keqes dhe me pak shokë të tij u strehua në shpellën e Jerebisë në Istog ku kaloi pothuaj tërë dimrin e vitit l946 për të filluar sërish me agun e pranverës së vitit l947 rrugëtimin e tij rezistent kundër një armate të tërë çetnikësh rebelë. Në nahi të Pejës në fillim vitin l948 betohej një konsolidim i forcave çetnike serbo-malazeze dhe mercenarëve të mjerë pjatalëpirës shqiptarë të cilët përcjellnin çdo lëvizje për të kapur të gjallë a të vdekur Ndue Përlleshin. Ndonëse dimër, ndjekjet ishin shpeshtuar dhe mbisundonte një mobilizim dhe vëzhgim i hekurt në atë pjesë rreth vendlindjes së Ndue Përlleshit në Paskalicë dhe maleve përreth ku ai kishte luftuar dhe jetuar tash e sa vite. Në pritë e sipër derisa Ndue Përlleshi i afrohej Paskalicës së bashku me Ndrecë Nikollë-Kangjin dhe Shaban Demën krisi pushka dhe çetnikët serbo-malazez dhe mercenarët e shitur vranë Ndrecë Nikollën-Kangjin dhe plagosën për vdekje Sbaban Demën, të cilin, ashtu të plagosur me dy plumba në kokë e ekzekutoi njëfarë krimineli Mihail Sariq; ata nuk mundën dot ta vrasin Ndue Përlleshin përkundër faktit se mbetën shumë viktima në anën e çetnikëve serbo-malazez. Në mal të Bokshiqit Ndue Përlleshi edhe pse i plagosur dhe i vetmuar qëndroi heroikisht në përlleshje të rreptë dhe i rrethuar nga të katër anët duke mos rënë i gjallë dhe as i vdekur në duart e forcave serbo-malazeze dhe këlyshve të tyre mercenarë shqiptarë të mobilizuar për ta zënë Ndue Përlleshin i cili ishte si vetima dhe reja në pikë të ditës dhe pas një lufte të pabarabartë dhe rezistencë mbinjerëzore Ndue Përlleshi e këputi unazën e hekurt të rrethimit për të lënë pas shumë të vrarë kriminelë e mercenarë dhe i shpëtoi vdekjes dhe kapjes nga forcat armike.
OZN-a dhe ushtria e policia kriminale serbo-malazeze e hidhëruar dhe e dëshpëruar që nuk mundi ta fuste në dorë Ndue Përlleshin ekzekutoi njerëz të cilët kishin marrë pjesë në rrethim, vrau, burgosi dhe keqtrajtoi shumë njerëz dhe familje të cilat e kishin ndihmuar Ndue Përlleshin në forma të ndryshme me strehim, veshëmbathje dhe ushqim dhe një represion masiv kishte goditur një trevë të gjërë të rrafshit të Dukagjinit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kadishani, Jetish (21 shtator 2017). "Ndue Përlleshi - Trimi i Dukagjinit: (monografi)". Drenusha. Marrë më 21 shtator 2017 – nëpërmjet Google Books.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nacionalisti Ndue Perlleshi (1908-1949) ra dëshmor me ëndrrën e pashuar për Shqiperinë Etnike". www.trepca.net. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2017. Marrë më 21 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)