Jump to content

Ndue Pjetra

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ndue Pjetra u lind në Shkodër më 19 nëntor 1962. Është diplomuar në Fakultetin Ekonomik dhe më pas vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër, ku u diplomua jurist. Ka punuar në N/B Bushat, Shkodër në ndërmarrjen elektrike, Shkodër.

Ka qenë Këshilltar i Zëvendës Kryeministrit dhe i Ministrit të Punës për problemet juridike, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe aktualisht është Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Drejtorisë së Analizave dhe Informatizimit pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Që nga viti 2006 ushtron aktivitetin si avokat, pranë studios ligjore "Gimaj", ku përveç çështjeve administrative dhe civile, Ndue Pjetra njihet si jurist penal dhe specialist, konsulent pranë mediave të ndryshme televizive në emisionet juridike. Është botues i gazetës investiguese "Mesazheri" me 24 faqe.Ne vitin 2013 ka luftuar korrupsion ne Shqiperi, nepermjet Shoqates se Avokateve Antikorrupsion. Ka derguar per ndjekje penale rreth 14 gjyqtare, ministra, kryeministra etj. Ne vitin 2015, ne bashkepunim ne Dr. Oreta Saliaj, themelon Institutin e pare te Detektivit Privat ne Shqiperi. Kjo per te luftuar korrupsionin ne sistemin e drejtesise dhe per ti ardhur ne ndihme qytetareve nepermjet detektiveve private. Ne vitin 2017 themelon sherbimin SOS te police private. Botues i Gazetes Antikorrupsion dhe lekto ne disa universitete private per ceshtjet penale dhe te sigurise publike. Botues i librave si, Avokati Vetvetes; Avokati ne Procesin Penal,Civil dhe Administrativ; Gjurme Avokati; Si te kerkosh demshperblimin etj.