Shko te përmbajtja

Nebi Islami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Portrait of Nebi Islami, Albanian dramatist, literary scholar and Dean of the Faculty of Arts in Prishtina.

Nebi Islami ka qenë dekani i Fakultetit të Arteve në Prishtinë. Ai është autori fitues i konkursit të dramës shqiptare, ku tregon se është biri i Preshevës legjendare. Ai ka lindur atje dhe është rritur i përkëdhelur nga motrat e tij, ndërsa nëna e kishte lënë fare të vogël. Edhe pse ka bërë një jetë të ngarkuar plot me ngjarje të trazuara, prapë atij nuk iu prish dëshira për t’u marrë me letrat. Nisi herët të shkruante poezi. U largua nga Presheva në vitin 1957 për të vazhduar shkollën në Prishtinë. Pas mbarimit të normales u kthye sërish në vendin e tij të lindjes për të punuar një vit si mësues.

Arsimimi dhe veprimtaria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nebi Islami kreu më pas ushtrinë dhe shkoi në Bujanovc ku punoi sërish si mësues i letërsisë. Mbaroi studimet e doktoraturës për dramën shqipe në dramaturgji në Beograd. Në vitet ’90, pasi i kishte mbaruar studimet universitare u emërua pedagog në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ku sot është dekan i saj. Islami tregon se ka botuar rreth 120 njësi bibliografike në periodikun e Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë. Ka përgatitur Historia e dramës shqipe (1886-1996) libër ky që përdoret si tekst universitar në Prishtinë e Tetovë. Islami ka botuar gjithashtu fragmente të romanit “Legjenda për Shkozinën ”. Ka botuar në revista poezi të shumtë dhe ka përkthyer nga gjuhët sllave rreth 12 vepra publicistike me karakter filozofikë-politik si dhe pjese të novelave të Çehovit. Komedinë e tij “Të lumët ne për këtë liri” e ka parë të shfaqet rreth 60 herë në skenën e Prishtinës, Maqedonisë e këtu në Tiranë. Edhe dramën “Hijesina” me të cilën fitoi çmimin e parë në konkursin.

Nebi Islami në youtube