Neli Demi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Neli Demi Mjek Psikiatër, Psikoterapist (psikoterapi psikoanalitike) Mbajtës i World Certificate of Psychotherapy dhe European Certificate of Psychotherapy Diplomuar në mjekësi në vitin 1994 dhe specializuar në Psikiatri 1997 – 2001. Prej viti 2000 deri 2007 ka punuar për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në kuadrin e asistencës që OBSH i ka ofruar Ministrisë së Shëndetësisë në procesin e reformimit të sistemit të Shëndetit Mendor në Shqipëri. Prej 2007 ka ofruar konsulencë për OBSH në pjesë të ndryshme të programit të Shëndetit Mendor. Prej 1999 ka qenë delegat kombëtar i Shqipërisë pranë Shoqatës Eurpiane për Psikoterapinë (EAP). Anëtar themelues dhe kryetar i Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë që prej 2002 si dhe ofron shërbime psikoterapeutike pranë Qendrës së psikoterapisë që prej vitit 2003. Prej vitit 2006, pedagog i jashtëm në Universitetin e New York në Tiranë (UNYT).