Neptun Albania

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Neptun Albania
Lloji Private
Industria Elektronike
Themeluar 1993
Selia Tirana, Durrës, Fier, Vlorë, Lushnjë, Shkodër ,Korçë, Elbasan, Kavajë dhe Lezhë, Shqipëri
Kryesuesit Samir Mane (President i Balfin Group) and Alexandros Kosenas (CEO)
Produkte Pajisje elektroshtëpiake, kompjutera, lojra elektronike, pajisje audio dhe video, pajisje për zyra, IT, produkte të kujdesit personal, etj.
Punonjësit mbi 500 (2013)
Adresa e internetit www.neptun.al

Neptun është rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Shqipëri dhe ndër kompanitë me rritjen më të madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Neptun ofron shitje me pakicë të produkteve elektronike nga TV dhe kompjutera deri në pajisje elektroshtëpiake të një game të plotë produktesh që i përshtaten çdo konsumatori. Me 14 dyqane në Shqipëri dhe vazhdimisht duke u zgjeruar, Neptun është i pranishëm në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Duke ofruar produktet më të fundit si dhe duke pasur gamën më të madhe të pajisjeve elektronike, Neptun është lider i tregut për shitjen me pakicë të pajisjeve elektronike në Shqipëri. Kompania shqiptare Neptun ka në pronësi kompaninë Neptun në Mal të Zi, shitës me pakicë i produkteve elektronike i cili po zgjerohet shumë shpejt në këtë shtet.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neptun u krijua nga biznesmeni shqiptar Samir Mane, ide e nisur që në kohën kur ai ndodhej në Vienë të Austrisë. Neptun e ka nisur aktivitetin në vitin 1993, në një dyqan modest në bulevardin kryesor të Tiranës. Hap pas hapi, Neptun u transformua në një nga kompanitë më të mëdha në vend, me një rrjet të gjerë dyqanesh në Tiranë e rrethe. Hapja e dyqanit të parë në rrethe rezulton në vitin 2001 me çeljen e dyqanit të Fierit. Në vitin 2005, Neptun shfaq një koncept të ri me dyqanin më të madh të tij, në Qëndrën Tregtare “Univers”. Dhe sot Neptun numëron 25 dyqane në gjithë Shqipërinë, ku 5 janë në Tiranë, ndërsa dyqanet e tjera në Durrës, Fier, Vlorë, Lushnjë, Shkodër, Korçë, Elbasan, Kavajë dhe Lezhë, duke përfaqësuar kështu zinxhirin më të madh të shitjes me pakicë të pajisjeve elektronike. Rrjeti i dyqaneve Neptun ndodhet gjithashtu në 5 vende të Ballkanit në Kosovë, Maqedoni, Serbi Shqipëri e Mali i Zi. Fokusimi tek konsumatori, kombinimi i qëndrueshëm i vlerave, shumëllojshmëria e produkteve, shërbimeve, kanë bërë që Neptun, të jetë një nga kompanitë udhëheqëse e prestigjioze në tregun e pajisjeve elektronike në Shqipëri. Në vitin 2009 kompania Neptun krijoi një koncept të ri të imazhit të saj, tashmë prezent në të gjitha fushatat dhe publikimet e kompanisë. Kompania vepron në fushën e shitjeve me pakicë e shumicë dhe është pjesë e Balfin Group, grupi më i madh e më i suksesshme të biznesit shqiptar, aktiviteti kryesor i të cilit është shitja me pakicë dhe zhvillimi i pronës. Neptun, është një kompani që gjatë gjithë aktivitetit ka shënuar progres. Kjo është arritur duke ofruar shërbimet më të mira, mundësi të shkëlqyera për karrierë për të gjithë stafin, si edhe duke sjellë çdo vit teknologjinë më të fundit të produkteve e markat më të njohura në botë.

Neptun sot[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neptun ka një sukses të garantuar gjithmonë në treg, kjo falë markave e cilësisë që ofron në çdo kohë. Ka një larmi të madhe pajisjesh elektroshtëpiake, audio dhe video, dixhitale, pajisje për zyra, IT, produkte të kujdesit personal, si dhe shumë pajisje të tjera të markave më të njohura nga kompanitë më prestigjioze në botë, të tilla si Samsung, Sony, Panasonic, Philips, Bosch, Beko, Tefal, Rowenta, Moulinex, Krups, Olimp, Hama, Aquip, Kodak, Braun, Duracell, Indesit, Ariston, Daewoo, Hyundai, Fuego, etj. Neptun udhëhiqet nga parimi për t’ju ofruar klientëve të tij një cilësi shumë të mirë. Kjo është arsyeja që produktet që ofrohen zgjidhen me saktësi nga kompanitë më të mira në botë.

Qytetet ku është i pranishëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Tirana
  • Durrës
  • Fier
  • Vlorë
  • Lushnjë
  • Shkodër
  • Korçë
  • Elbasan
  • Kavajë
  • Lezhë

Dyqani Online[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neptun mundëson shërbimin online të shitjeve për të gjithë gamën e produkteve elektro-shtëpijake në Shqipëri. Kjo shënon një hap përpara për tregun e shitjeve në Shqipëri pasi është dyqani i parë online funksional.


References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]