Samir Mane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Samir Mane
Samir Mane, Maj 2023.
U lind në24 Dhjetor 1967
KombësiaShqipëria Shqiptar
ArsimiUniversiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
Profesioni
  • Investitor
  • Sipërmarës
  • Filantropist
OrganizataMane Foundation [1]
Njohur për
Bashkëshorti/jaEva Mane
Fëmijë4 (një vajzë dhe tre djem)
NderimetÇmimi “Për Merita të Veçanta Civile” dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2016) [2] Dekoratë e Lartë e Nderit për Shërbimet ndaj Republikës së Austrisë (2019) [3]

Samir Mane (lindur më 24 dhjetor 1967 në Korçë, Shqipëri) është sipërmarrësi dhe filantropi më i suksesshëm shqiptar[4]. Ai është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një grup investimesh mjaft i suksesshëm në Ballkanin Perëndimor. Grupi BALFIN përfshin mbi 50 kompani dhe operon në 10 vende dhe dy kotinente, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punojnë më shumë se 5000 punonjës[5]. Vlera e Aseteve të Grupit është mbi 2.1 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare të vitit 2022[6]

Samir Mane, përmes donacioneve nga asetet e tij, kontribuon për të mbështetur aktivitetet filantropike nëpërmjet Fondacionit Mane[7]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur më 24 dhjetor 1967, në Korçë, Shqipëri, Samir Mane është fëmija i dytë në familjen e tij dhe ka dy vëllezër. Ai kreu studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin e Tiranës kur sistemi komunist në Shqipëri u shemb në vitin 1991. Si shumë të rinj të tjerë, emigroi në kërkim të një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit. Ai u ns drejt Vjenës, Austri, ku gjeti menjëherë punë si përkthyes, gjë që i mundësoi të krijonte lidhje të rëndësishme. Përmes këtyre kontakteve, Samir Mane realizoi ëndrrën për të krijuar biznesin e tij[8]

Gjatë qëndrimit në Austri në vitin 1993, ai identifikoi një mundësi për të hyrë në biznesin e produkteve elektronike dhe pajisjeve shtëpiake në Shqipëri. Brenda tre viteve, shitjet fillestare të pajisjeve elektronike çuan në themelimin e Albatrade[9] - biznesi i parë në shitjen e pajisjeve të elektronikës me shumicë[10]. Ky sukses hodhi themelet për krijimin e Grupit BALFIN, duke shënuar fillimin e një historie të jashtëzakonshme suksesi[11].

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përgjatë karrirës si sipërmarrës, Samir Mane ka krijuar një portofol të madh dhe të larmishëm biznesesh të ndryshme në sektorë kryesorë ekonomikë si turizmi, tregtia me shumicë dhe pakicë, pasuri të paluajtshme, banka, shërbime dhe të tjera, që operojnë në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia, Zvicra dhe SHBA së fundmi[12]. Grupi punëson mbi 5,000 njerëz[13], përkushtimin dhe pasionin e të cilëve Samir Mane e cilëson si çelësi i historisë së suksesit të grupit BALFIN[14].

Ngjarjet kryesore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1993-1999: Fillimet e jetës profesionale dhe shitjet me shumicë e pakicë në Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1993: Në Austri themelohet Alba Trade[15], duke operuar në tregun e pajisjeve të elektronikës si distributor zyrtar i pajisjeve elektronike shtëpiake. Neptun hapi pikën e parë të shitjeve në Shqipëri dhe shumë shpejt u shndërrua në rrjetin më të madh të pajisjeve elektronike në vend. Neptun e ka zgjeruar prezencën e tij tashmë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

2000-2010: Hyrja në industrinë e pasurive të palujtshme dhe qendra e parë tregatre në Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2002: Mane TCI (tashmë BALFIN Construction) filloi veprimtarinë tregtare, e specializuar në zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme.

2005: QTU (Universe Shopping Center) u hap për qytetarët në Tiranë, duke u bërë qendra e parë tregtare në Shqipëri. Euromax, zinxhiri i parë i supermarketeve në vend, u rrit me shpejtësi për t'u bërë më i madhi në vend.

2011-2015: Projektet madhore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2011: TEG (Tirana East Gate), qendra tregtare më e madhe në Shqipëri, u hap për publikun, duke prezantuar shumë marka të reja ndërkombëtare.

Jumbo, në një marrëveshje ekskluziviteti me Kidzone (në pronësi të BALFIN Group), hapi pikën e parë e saj të madhe në Tiranë, Shqipëri. Sot, Jumbo është prezent edhe në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi.

2012: Skopje City Mall u bë një nga investimet më të rëndësishme të grupit BALFIN në Maqedoninë e Veriut. Hystead Group e bleu atë në vitin 2017.

2013: Grupi BALFIN bleu aksionet e ACR Holding, duke i dhënë emrin AlbChrome. Në një periudhë të shkurtër, kompania u bë një nga më të rëndësishmet në Shqipëri dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të ferrokromit në Evropë. Në janar 2022, kompania iu shit konglomeratit Yildirim Group.

Tirana Logistic Park, një investim prej 43 milionë Euro, filloi funksionimin si parku i parë logjistik në Shqipëri.

2015: Nisi ndërtimi i Green Coast Resort, resorti i parë turistik i nivelit premium në Shqipëri[16].

2016-2020: Forcohet lidhja me Evropën dhe hyrja në industrinë bankare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2016: Rrjeti i supermarketeve SPAR[17] hyri në tregun shqiptar si pjesë e Grupit BALFIN përmes një marrëveshjeje ekskluziviteti.

2018: NewCo Ferronikeli, një nga prodhuesit më të mëdhenj të nikelit në Evropë dhe eksportuesi më i madh në Kosovë, iu bashkua grupit BALFIN. Në vitin 2023, kompania iu shit konglomeratit Yildirim Group.

TH&B Immo, e themeluar në vitin 2018, operon në tregun e pasurive të paluajtshme në Austri, me fokus në zonat e banuara, vilat dhe resortet.

2019: Blerja e Tirana Bank shënoi një moment shumë të rëndësishëm për Grupin BALFIN - hyrjen e tij në tregun bankar[18].

PJ 137 Living përfaqësoi investimin e dytë të Grupit BALFIN në zhvillimin e pasurive të paluajtshme në Vjenë, Austri.

2021 - në vazhdim: Biznesi i BALFIN jashtë Shqipërie kalon atë brenda vendit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2021: Përurimi i East Gate Mall ishte një moment shumë i rëndësishëm për Grupin BALFIN, duke e pozicionuar grupin si investitorin më të madh të huaj në Maqedoninë e Veriut.

Nisi ndërtimi i M Gallery Boutique Hotel, një bashkëpunim mes Grupit BALFIN dhe Accor.

Univers City, një koncept i ri jetese me banesa dhe njësi shërbimi të larmishme, si dhe infrastrukturë të plotë për jetesë komode në një komunitet rezidencial.

2022: West Park, një qendër unike tregtare që u ofron produkte të përditshme klientëve përmes markave të njohura, u hap zyrtarisht në Korçë, duke shënuar investimin e parë të këtij lloji të Grupit BALFIN në portofolin e investimeve[19].

BALFIN-tech AG në Zvicër shënoi hyrjen e Grupit BALFIN në industrinë e teknologjisë mjekësore dhe inovacionit, me fokus në kërkimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja novatore të kujdesit shëndetësor.

2023: Nisi ndërtimi i Vlora Marina, një nga projektet më ambicioze për infrastrukturën turistike shqiptare. Projekti parashikon krijimin e një resorti bregdetar përpara zhvillimit të hapësirave rezidenciale dhe të shërbimit. Marina moderne do të sigurojë 438 vende akomodimi përgjatë gjithë vitit.

Sot - me 100% të aksioneve të Grupit BALFIN në pronësi të Samir Mane – ai konsiderohet nga partnerët si një nga biznesmenët më të suksesshëm në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, me Grupin që menaxhon një portofol prej rreth 50 kompanish.

Për vizionin e tij, idetë novatore dhe karizmën e sipërmarrjes, ai u përfshi në Top katërshen më të mirë të Financial Times "People to Watch in Business" në Shqipëri[20].

Në mars 2012 Samir Mane u emërua konsull nderi i Tajlandës[21] në ceremoninë e hapjes së konsullatës së re. Ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë në vitin 2023.

Jeta Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Samir Mane është i martuar me Eva Mane dhe është baba i tre djemve dhe një vajze. Ndërkohë që e ndan kohën mes Tiranës dhe Vjenës, ai ka përmendur shpesh në intervista se vendi i tij i preferuar për të banuar është Green Coast në rivierën shqiptare[22].

Mane Foundation[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveçse një sipërmarrës gjithnjë e më i suksesshëm, Samir Mane është në të njëjtën kohë një filantrop i mirënjohur. Grupi BALFIN njihet si një prej kontributorëve më të mëdhej të përgjegjësisë sociale të korporatave në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në arsim, mjedis, shëndet dhe mirëqenie si edhe në Zbutjen e Varfërisë nëpërmjet Fondacionit Mane[23].

Çmime dhe mirënjohje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

• Në vitin 2019, “Dekoratë e Lartë e Nderit për Shërbimet ndaj Republikës së Austrisë”, vlerësimi më i lartë shtetëror austriak, i dhënë nga Presidenti austriak dhe i miratuar nga Ambasadori i Austrisë në Shqipëri[24].

• Në vitin 2016, Çmimi “Për Merita të Veçanta Civile” dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë[25], Bujar Nishani.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ BALFIN Group Celebrates Its 30th Anniversary - Major Announcements in Expansions and Philanthropy - AMCHAM
  2. ^ Presidenti i Austrisë vlerëson me dekoratën e lartë të nderit biznesmenin Samir Mane - BalkanWeb
  3. ^ Presidenti i Austrisë vlerëson me dekoratën e lartë të nderit biznesmenin Samir Mane - BalkanWeb
  4. ^ "10 më të pasurit në Shqipëri, sipas Institutit Pashko". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2021-07-10.
  5. ^ NewsBomb (2023-06-16). "Balfin ka ditëlindjen e 30-të, me bereqet, me punonjës e bashkëpunëtorë e pa politikanë, Samir Mane tregon vizionin për". Newsbomb Albania. Marrë më 2024-01-17.
  6. ^ "Financial Highlights". Balfin (në anglisht). Marrë më 2024-01-17.
  7. ^ "Inisiativa - Krijohet Fondacioni Mane, presidenti i BALFIN shton kontributin për njerëzit në nevojë". Syri | Lajmi i fundit. 2023-06-23. Marrë më 2024-01-17.
  8. ^ "Nga Student në Sipërmarrës | Open Lecture by Samir Mane – University of New York Tirana" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-17.
  9. ^ "Alba-Trade, kompania austriake me ADN shqiptare që furnizon me teknologji Ballkanin". Albanian Post. 2022-05-10. Marrë më 2024-01-17.
  10. ^ "Samir Mane rrëfen si krijoi kompaninë e parë". Opinion.al. 2023-06-22. Marrë më 2024-01-17.
  11. ^ VGJ (2018-09-27). "Historia e BALFIN Group, kompania më e madhe shqiptare (video)". Tv Klan (në anglisht). Marrë më 2024-01-17.
  12. ^ ""Balfin" në Shtator edhe në SHBA, Samir Mane zbulon aktivitetin kompanisë". Opinion.al. 2023-06-22. Marrë më 2024-01-24.
  13. ^ ""100 shoqëritë më të mira në Evropën Juglindore"/ Edlira Muka, CEO e Grupit BALFIN flet për SeeNews". 2024-01-23. Marrë më 2024-01-24.
  14. ^ Redaksia, CNA (23/06/2023). "Mane tregon sekretin/ Kjo është metoda efektive që punonjësit të mos largohen". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2024. Marrë më 24 janar 2024. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  15. ^ "Alba-Trade, kompania austriake me ADN shqiptare që furnizon me teknologji Ballkanin". Albanian Post. 2022-05-10. Marrë më 2024-01-24.
  16. ^ Jaupi, Fiorela (2017-12-11). "Green Coast Resort, një eksperiencë që mund të preket nga afër në 2018 !". Business Magazine Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-24.
  17. ^ Webmaster (2016-09-09). "SPAR Albania – Gjigandi ndërkombëtar i supermarketeve kërkon partnerë lokalë për zgjerimin e tregut në Shqipëri". Revista Monitor (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-02-08.
  18. ^ "Albania's Tirana Bank net profit almost doubles in Q3 y/y". SeeNews (në anglisht). Marrë më 2024-01-24.
  19. ^ "West Park, debuton modeli i ri i mini-qendrave tregtare". Shqiptarja.com. Marrë më 2024-01-24.
  20. ^ "Who's who: People to watch in business". www.ft.com. Marrë më 2024-01-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Honorary Consulate of Thailand in Tirana, Albania | Aid-Air Group" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-24.
  22. ^ Fevziu, Blendi (2023-06-22). "Opinion - Historia mbresëlënëse e njeriut më të pasur shqiptar!". Tv Klan (në anglisht). Marrë më 2024-01-24.
  23. ^ "Krijohet Fondacioni Mane, Presidenti i Balfin shton kontributin për njerëzit në nevojë". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-01-24.
  24. ^ "Presidenti i Austrisë vlerëson me "Dekoratën e Lartë të Nderit" biznesmenin Samir Mane". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-01-24.
  25. ^ "Presidenti Nishani dekoron biznesmenin Samir Mane me titullin "Për Merita të Veçanta Civile"". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-01-24.