Jump to content

Nexhmi Rexhepi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nexhmi Rexhepi është Ambasador i Republikës së Kosovës në Slloveni.

Ambasadori Rexhepi (lindur më 1977, në Prishtinë), ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet postdiplomike i ka mbaruar në Universitetin e Bolonjës dhe në Universitetin e Sarajevës. Po ashtu, ka studiuar edhe në Universitetin Johns Hopkins, Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin e Illinois për Teknologji/Kent Law School, si dhe në Universitetin e Gracit.

Para se të bëhet pjesë e Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës, Ambasadori Rexhepi ka punuar si mësimdhënës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe Këshilltar Ligjor në Zyrën Civile Ndërkombëtare, në Prishtinë. Për më tepër, më parë ka punuar edhe në Qeverinë e Kosovës (Ministria për Energji dhe Miniera, si drejtor për çeshtje juridike); Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; Qendrën për Mrojtje Juridike Penale (OSBE); Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës; Asociacionin për Trajnim Akademik; si dhe këshilltar ligjor për disa kompani dhe projekte të ndryshme.

Ambasadori Rexhepi, ka shërbyer si ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës (2009-2013).

Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

[1]

  1. ^ "Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubljanë". Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2017. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite web}}: |first1= i mungon |last1= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)