Jump to content

Nezir Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nezir Ibish GASHI i lindur me 21 prill 1934 në Mamurras të Shqipëris, është veprimtar i kauzës së shenjtë kombëtare. Ish i burgosur politik në vitet: 1964, 1981, 1984 dhe 1997. Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës gjatë viteve 1998-2001.

Rrethanat historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si shumë familje shqiptare edhe familja liridashëse e Ibish GASHIT nga Graboci i Pejës u detyrua t'i braktisë vatrat shekullore në vitin1926 dhe të vendoset në Shqipëri.Prej vitit 1926 deri në vitin 1942, kjo familje jetoi në Mamurras të Shqipëris. Në vitin 1942 familja e Ibish GASHIT sërish kthehet në trojet stërgjyshore në Graboc të Pejës - Kosovë. Kjo familje ishte e njohur si një familje me tradita patriotike dhe përparimtare jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit por edhe më gjërë. Ibish GASHI, ishte 27 vjet kaçak dhe i ndjekur për shkak se kishte vrarë një oficer te ish-Jugosllavise se vjeter, i cili ishte i njohur për mizoritë, krimet, torturat, që i bente kundër popullit shqiptarë.

Nezir GASHI, shkollën fillore e kreu në Pejë, kurse atë të mesmen në Kaçanik. Diplomoi në Universitetin e Shkupit Republika e Maqedonis. Në vitin1957 kishte filluar të punonte si mësimdhënës në fshatin Drenovc të komunes së Klinës, dhe në fshatin Gorazhdevc të komunes së Pejës. Pikërisht, gjatë atyre viteve dallohet për veprimtarinë patriotike, edhe pse rreziku ishte tepër i madh. Neziri nuk kishte nguruar së afirmuari vlerat letrare, kulturore dhe padrejtësitë historike kundër popullit të shumë vuajtur të tij, duke i dalë zot atdheut. Meqë kishte kundërshtuar disa herë, madje hapur pushtetin e atëhershem ,shpejt i bie në sy organeve të atëhershme të pushtetit. Në pranverën e vitit1964 duke mbajtur orën e mësimit para nxënësve burgoset. Nezir GASHI bënte pjesë në grupin e të burgosurve politikë, i njohur si grupi i Adem DEMAÇIT - LRBSH-së, Neziri ishte sekretar i organizates për Komitetin e Pejës, në krye të organizates në Pejë ishte atdhetari dhe intelektuali i njohur Ramadan SHALA.

Në Gjykatën e Pejës dënohet me 5 vite burg, të cilat i mbajti në burgun famëkeq të Nishit. Gjatë burgut, Nezir GASHI asnjëher nuk e kishte humbur besimin te populli i tij dhe rruga për të cilën ishte përcaktuar, madje as për ata 18 muaj që i kaloi në qeli, si denim brënda denimit. Pas lirimit nga burgu nuk kishte të drejt te punësohej askund, çdo levizje e tij përcillej nga organet e sigurimit shtetëror UDB-së dhe bashkëpuntorve të tyre. Ishte njëri ndër të burgosurit politik, i cili nga UDB-a trajtohej si armik shumë i rrezikshëm i Jugosllavise - i tillë edhe ishte. Gjatë kësaj kohe shtëpia e tij ishte bërë poligon bastisjësh. Demonstratat e studentëve në vitin 1981 ishin një shkas tjetër i pushtetit që ta arrestojnë, meqë gëzonte një autoritet në mesin e rinisë shkollore dhe universitare. Poashtu, në vitin1984 sërish arrestohet. Herën u fundit u arrestua në vitin 1997 gjatë protestave gjithë popullore, për lirimin e shkollave shqipe në Pejë. Gjate luftes ka qenë në istikame si ushtari më i moshuar i UÇK-se në ato anë. Në popullë dhe opinion njihët me emërin- Babushi i djalërisë Kosovare, emër ky të cilin ia dhanë rinia ne shënjë respekti ndaj personalitetit të tij.

Ka qenë deputet i Ansambles Komunale në Pejë prej vitit 2000 deri në vitin 2007>ref<http://www.ecoi.net/file_upload/nz_173_00881kos.pdf[lidhje e vdekur]</ref>. Nezir GASHI, ishte dhe u mbeti besnik idealeve të veta dhe idealit madhor kombëtar për jetësimin e pavarësisë së Kosovës. Është i njohur si humanist, atdhetar, politikan, i cili nuk kursej asgjë për kauzën kombëtare. Thuhet se: nuk ka njërëz të jashtëzakonshëm, por nësë ka ekzistuar së paku një, ai duhet të jetë Nezir GASHI. Mbase, mund të jetë gjetur njëri më trim se Ai, mund të ketë pasur edhe më të dijshëm, por të permblidhën të gjitha keto veti në një person te vetëm, kjo mund të ishte dhuratë vetëm e Nezir GASHIT. Jeta familjare: i martuar ne vitin 1963 është baba i shtatë fëmijeve pes djemve dhe dy vajzave. Vendbanimi: Graboc dhe Pejë- Republika e Kosovës.