Shko te përmbajtja

Ngulimi hollandez në Raxhshahi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Boro Kuthi, ish fabrika hollandeze e mëndafshit
Mbetje hollandeze në Raxhshahi

Një vend-tregtimi i Kompanisë Hollandeze të Indisë Lindore (VOC) ekzistone në Raxhshahi të Bengalit, gjatë shekullit të XVIII.[1] Hollandezët ishin të parët evropianë që arritën në këtë zonë. Stacioni tregtar ishte i vendosur në brigjet e lumit Padma. Ai përfshinte fabrikat e mëndafshit dhe indigos. Fabrika hollandeze e mëndafshit e vendosur në Boro Kuthi, qëndron akoma në bregun e lumit si një simbol i rëndësishëm.[2] Ngulimi u ndërtua në 1781.[3] Ishte pjesë e departamentit të Bengalit Hollandez. Më vonë ai kaloi në kontrollin e Kompanisë Britanike të Indisë.

flamuri i VOC, Kompanisë hollandeze e Indisë

Kampusi i Universitetit të Raxhshahit është i vendosur në sitin e Ngulimit të vjetër hollandez.

  1. "Rajshahi Bangladesh". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Marrë më 6 maj 2016.
  2. "Rajshahi and the legacy of the Padma". The Daily Star (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2020. Marrë më 24 nëntor 2018.
  3. "Rajshahi Jela Samity: About Us" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2015. Marrë më 15 qershor 2015.