Nick Jonas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nick Jonas
U lind në16 shtator 1992
Dallas, Texas,SHBA
KombësiaAmerikan
TitulliNë foto Nick Jonas
Faqja në rrjetwww.jonasbrothers.com

Nicholas Jerry Jonas (i lindur me 16 shtator 1992) është një tekstshkrues, këngëtar amerikan dhe aktor i njohur më së shumti me grupin "Jonas Brothers" të cilin e formoi me vëllezërit e tij Joe Jonas dhe Kevin Jonas. Aktualisht ai ka formuar edhe një bend tjetër "Nick Jonas and the administration" ku në vitin 2010 lansoi albumin e tij të parë. Është i biri i Denise, një ish mësues i shenjave dhe këngëtar. Mamaja e tij ka tre prejardhje, atë irlandeze, gjermane dhe italiane. Në moshën 13 vjeçare ai diagnostifikohet me diabet të tipit I dhe prej atëherë mban një insulinë për të kontrolluar kondicionin e tij. Që prej 6 gushtit të 2006-ës kompania Bayer Diabets Care ka partneritet me Nick Jonas si ambasador diabeti për të nxitur të rinjtë me diabet të kontrollojnë veten e tyre. Ai foli edhe në senatin amerikan ku kërkonte nxitjen për fonde ndaj fëmijëve diabetikë.

Këndimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nick Jonas ka filluar me këndim herët, qysh nga 2002-ta me këngën "Joy to the world". Këtë këngë e morri INO RECORDS dhe u lëshua në radiot krishtere ku për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër u ndëgjua shume. Përderisa Nick punonte në projektin për solo këndim, vëllau i tij Joe Jonas po ndiqte hapat e Brodway duke u shfaqur në produksionin e Baz Lurhmann.

Televizioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 gusht 2007, Nick Jonas, së bashku me vëllezërit e tij, si mysafir luajtën në një episod të "Hannah Montana", i cili transmetohej pas premierës së "High School Musical" në Disney Channel. Episodi i thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë me 10.700.000 shikues dhe u bë emisioni televiziv më i shikuar në Disney Channel ndonjëherë.

Jonas dhe vëllezërit e tij inqizuan një film të quajtur "Camp Rock" ku ata luajnë një grup të quajtur "Connect Three". Nick luan rolin e "Nate", një kitarist. Një fonogram për filmin u lirua më 17 qershor, 2008. Filmi premierë u shfaq më 20 qershor 2008 në SHBA në Disney Channel. Prodhimi ka filluar në vazhdim, Camp Rock 2: Jam është e vendosur për premierë gjatë verës së vitit 2010.