Jump to content

Duhani

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nicotiana tabacum)
Plantacione duhani

Duhani (nikotina) është një bimë e familjes Solanaceae. Të njëjtës familje i takojnë edhe domatja dhe patatja.

Duhani mund të përdoret në shumë forma të ndryshme, por asnjë nga to nuk është e mire per shendetin tone.

Historia e duhanit dhe përhapja e tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duhani, i njohur në gjuhën shkencore tabako ka prejardhjen nga fiset maja, të njohura si të parat që janë marrë me këtë bimë

Duhani dhe dëmet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasjen nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive.

Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të duhanit prej femrave.

Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat,kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohen gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.

Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular dhe atë të gjakut. Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmtimin Arteriosklerotik të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infraktin e zemrës, dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon enët e gjoksit. Ata që janë konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendëson Acetin-Kolinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të impulsit nervor në sinapsë (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik).

Organizmit, pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i shtohet stresi, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje. Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun. Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Njerëzit mundohen ta lënë duhanin, por nuk munden, pasi ata janë mësuar të konsumojnë shumë duhan. Disa njerëz mendojnë se duhani të largon dhimbjen e kokës, por duhani e shton akoma më shumë, por ne, nuk e ndjejmë. Duhani është i ndaluar rreptësisht në ambjentet publike.

Perdorimi i tij dëshmohet qysh ne kohet e lashta, ka nje perdorin te gjere ne bot, ku numerohen mbi 2 miliard perdorues te rregull te duhanit, ku pjesa me e madhe e tyre jan adoleshent. Duhani u be i njohur ne vitet 1800 ku e pinin me nje cubuk, me pas filoi te pinin me te dredhur dhe me pas te shitura ne paketa. Policia thote nqs ky produkt do te ishte perhapur ne kete kohe atehere ai do te ishte i ndalur me ligj qe te mos shitej dhe pihej.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duhani është i rrezikshem për gratë shtatzëna sepse kur të lindin foshnjet e tyre do te jenë 200g më pak se sa foshnjet të cilat lindin nga gratë që nuk pinë duhan,dhe gjatë periudhes së shtatzanisë nëse një grua konsumon duhan menjëherë dëmton edhe fëmijen.