Jump to content

Niko Mihali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Niko Mihali Ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe dhe ka punuar për shumë vite si drejtor i kulturës dhe mësues i letërsisë në qytetin e Përmetit ku ka lindur dhe ku jeton. Është president i seksionit shqiptar të CIOFF-it (Qendra Ndërkombëtare e Organizatës së festivaleve folklorike) një shoqatë kombëtare, pjesë e familjes së madhe të CIOFF-it botëror me qendër në Francë, anëtar i UNESCO-s. Ka një përvojë të gjatë në shoqërinë civile, ka arritur disa projekte kulturore dhe ka përfaqësuar vendin ton në shumë aktivitete ndërkombëtare si në Francë, Itali, Bullgari, Turqi, Maqedoni, Mali të Zi, Greqi, Bosnje-Hercegovinë etj.