Nositi (gazetë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gazeta Nositi.JPG

Gazeta "Nositi" është e përjavshme informative në gjuhën shqipe. Ndodhet në Pogradec. Ofron informacione të ndryshme për rrethin e Pogradecit, Korçës, Devollit, Ersekës, etj.

Suplementi per Lidership[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne vitin 2015, Gazeta "Nositi" u pasurua me nje varietet artikujsh te ndryshem nga te rinj te cilet ishin dalluar per aftesite e tyre te lidershipit ne komunitet. Fusha ne te cilen ishin te koncentruar artikujt ishte ajo e lidershipit.

Suplementi i pare kishte si kryeredaktor (Editor-in-Chief) Presidentin e asokohshem te Senatit te Gjimnazit "Muharrem Collaku", Z. Diter Bitri. Suplementi pasoi edhe ne numra te tjere pas publikimit te numrit te pare. Bashkepunetore te ketij realizimi ishin edhe shume te tjere te rinj, te cilet kishin provuar aftesi ne fushen e lidershipit.

Të flasësh për lidershipin nuk është aspak e lehtë, pasi përfshin një larmishmëri karakteristikash. Suplementi i gazetes "Nositi" kishte si qëllim integrimin dhe përfshirjen e të rinjve në aktivitete, të cilat me kalimin e kohës do të mundet t’i orientojnë se si mund të hedhin hapat e para drejt themeleve për të ndërtuar një lider të kompletuar në të gjitha aspektet. Shpesh ndodh që një numër i konsiderueshëm individësh nuk arrijnë të kristalizojnë detajet e të qenurit një lider në grup dhe jo një drejtues i grupit. Një drejtor i merr meritat për vete duke i përdorur të tjerët për të vënë në dukje superioritetin që zotëron ndaj tyre, ndërsa nga ana tjetër një lider i tregon njerëzve të tij rrugën e duhur, i motivon duke i vlerësuar si dhe njëkohësisht mundohet të jetë i sinkronizuar me të gjithë, duke menduar gjithmonë “NE mundemi!”

Do të theksoja faktin se termi lider nuk mund të haset vetëm në politikë. Përkundrazi, ky term mbart në veten e tij një spektër të gjerë të të qenit lider, veçanërisht në situatën, kur në një grup, gjithmonë është dikush, i cili spikat nga të tjerët duke vendosur pikat mbi ‘i’. Respektivisht lider mund të kemi në familje, art, sport, politikë, etj. Parimisht këta individë ecin gjithmonë “kundër“ rrymës, duke vepruar dhe jo duke u pozicionuar, dhe kjo është një nga ato pjesët më të rëndësishme për të ndërtuar një “kështjellë“ të një lideri me baza të forta. Sipas autorit Hans Finzel: “Një lider i drejton njerëzit atje ku ata asnjëherë nuk do të mund të shkonin vetë.” Duke e analizuar këtë shprehje, mund të dalim në përfundimin se një lider gjithmonë tenton t’i kryejë objektivat në grup. Pa marrë parasysh postin që ai ka, vendosmëria për të përmbushur qëllimin e tij në grup, arrin të depërtojë egoizmin për të qenë ai i pari. Ndërkohë, pas Liderit janë dhe 999 të tjerë, të cilët kanë kontribuar me opinionet e tyre, për të dizejnuar një skelet brilant, i cili i jep formë zgjidhjes së një problematike të caktuar. Në ditët e sotme shumë njerëz e kanë të vështirë të dalin nga zona e komfortit dhe të marrin guximin për t’u angazhuar në trajnime apo evente, të cilat mund të jenë hapi i parë drejt suksesit. Në jetën e përditshme ndonjëherë je i kushtëzuar të ndjekësh turmën, edhe pse e di se do të ishte më mirë që turma të të ndiqte ty, sikur të ishe i vetmi planet, në të cilin do të mund të përballeshe me këndvështrime plot ngjyra, kur më përpara ato kanë qenë të cekëta në një tunel me drita bardhë e zi. E gjithë dija që ne akumulojmë nuk do të ketë vlerë në qoftë se nuk e ndajmë me personat e duhur apo sistematizojmë atë në mënyrën e duhur, ashtu si akordohen tingujt e një simfonie të famshme të Moxartit.

Po në këtë mënyrë duhet të funksionojë dhe një lider me grupin e tij për të mos patur vakuume në gjithë procesin e bashkëpunimit mes tyre. Të jesh lider kërkon shumë durim, përkushtim, mbështetje dhe një gërshetim i të gjithave së bashku do të manifestonte atë që quhet “Arti i Lidershipit”. Një detaj që nuk mund të mungonte gjatë rrugëtimit të një lideri është koha. Mos harroni që koha ecën vetëm përpara, pa u ndalur! Në këtë mënyrë mund të personifikohet dhe një lider me vizion largpamës, që gjithmonë duhet të ecë përpara, pavarësisht sfidave, të zymtave që mund të shfaqen në ditët e bukura plot diell dhe freski pranverore.

Gazeta Nositi.JPG

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.poradeci.com/portal/Nositi/tabid/55/language/en-US/Default.aspx

http://www.poradeci.com/portal/Portals/0/nositi/pdf/Maj2015Gazeta2015Suplement.pdf

http://www.poradeci.com/portal/Portals/0/nositi/pdf/Suplement%20p%C3%ABr%20Lidershipin%20nr.2,%20Maj%202015.pdf

http://www.poradeci.com/portal/LinkClick.aspx?fileticket=PkEmm5vDZTE%3d&tabid=36&portalid=0&mid=444&language=en-US

http://www.poradeci.com/portal/LinkClick.aspx?fileticket=dyGgCGKmoz8%3d&tabid=36&portalid=0&mid=444&language=en-US

http://www.poradeci.com/portal/LinkClick.aspx?fileticket=7tVR1L7U0hM%3d&tabid=36&portalid=0&mid=444&language=en-US

Numra të gazetës[redakto | redakto tekstin burimor]