Abakusi
Mekanizmi i parë numërues - abakusi, është zbuluar që në vitin 3000 para epokës sonë, ose edhe më herët. Edhe në ditët e sotme përdoret me sukses në shitoret tregtare të Kinës, Japonisë, Rusisë etj. Ky është një mekanizëm me sfera, për nga pamja i ngjashëm me numëratorin e zakonshëm. Abakusi shërben për kryerjen e katër operacioneve elementare llogaritëse: mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Përbëhet nga 11 shtiza të metalta në të cilat janë të vendosura nga shtatë sfera. Nëpër këto shtiza metalike kalon një shtyllë e drurit e cila i ndanë pesë sferat e poshtme nga dy sfera të sipërme Shtizat metalike, në të vërtetë janë njëmbëdhjetë vende dhjetore. Pesë sfera në pjesën e poshtme të shtizës kanë vlerën 1, kurse dy sferat e epërme kanë vlerën 5. Sferat që mbesin në pozitën e poshtme nuk kanë vlerë (zero). Numri i sferave në pozitën e epërme pra paraqet vlerën e saktë.
Pas kësaj, deri më 1630 nuk ka pasur ndonjë zbulim të rëndësishëm. Në këtë vit shkencëtari gjerman Vilhelm Shikard (Wilhelm Schickard) dha projektet për makinën me ndihmën e së cilës mundeshin të realizohen llogaritjet elementare matematikore, por nuk ka dëshmi se kjo makinë atëherë është realizuar, deri më 1960.
Në vitin 1642 në Francë, Blez Paskali (Blaise Pascal 1623-1662) në moshën 19 vjeçare, për ti ndihmuar babait, të cilin e kishte tregtar dhe i cili kishte kokëçarje në llogaritje të sipërfaqes së tekstilit për shitje, zbuloi makinën digjitale e cila kishte mundësi të kryente mbledhje dhe zbritje të numrave, të cilën e pagëzoi me emrin Paskalina. Bartja prej një vendi dhjetor në tjetrin në këtë makinë është bërë në mënyrë automatike, kurse shifrat janë shënuar me rrotullimin e 8 numëruesve.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aimi, Antonio; De Pasquale, Nicolino (2005). "Andean Calculators" (PDF) (në anglisht). translated by Del Bianco, Franca. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 maj 2015. Marrë më 13 nëntor 2019.
- Albree, Joe (2000). Hessenbruch, Arne (red.). Reader's Guide to the History of Science (në anglisht). London, UK: Fitzroy Dearborn Publishers. ISBN 978-1-884964-29-9.
- Anon (shtator 12, 2002). "Abacus middle ages, region of origin Middle East". The History of Computing Project (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2014. Marrë më 13 nëntor 2019.
- Anon (2004). "Nepohualtzintzin, The Pre Hispanic Computer". Iberamia 2004 (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2015. Marrë më 13 nëntor 2019.
- Anon (2013). 주판 [Abacus]. enc.daum.net (në koreanisht). Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2012. Marrë më 13 nëntor 2019.
- Boyer, Carl B. & Merzbach, Uta C. (1991) A History of Mathematics. John Wiley & Sons, Inc. 2nd ed. ISBN 978-0-471-54397-8 Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Brown, Lesley, red. (1993). "abacus". Shorter Oxford English Dictionary on Historical Principles (në anglisht). Vëll. 2: A-K (bot. 5th). Oxford, UK: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-860575-1.
- Brown, Nancy Marie (2010). The Abacus and the Cross: The Story of the Pope Who Brought the Light of Science to the Dark Ages (në anglisht). Philadelphia, PA: Basic Books. ISBN 978-0-465-00950-3.
- Brown, Nancy Marie (janar 2, 2011). "Everything You Think You Know About the Dark Ages is Wrong". rd magazine (Intervistë) (në anglisht). USC Annenberg. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2014.